E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja Bregu në Londër, “Të jetojmë së bashku”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, me ftesë të “British Council”, mori pjesë në samitin dyditor “Të jetojmë së bashku”, organizuar në Londër, ku merrnin pjesë politikanë nga e gjithë bota. Gjatë këtij samiti, ministrja Bregu u takua me presidentin Slloven Danilo Turk, me ish-kreun e Partisë Laburiste Angleze, Lordin Kinnok si dhe me ministrin e Europës në kabinetin e kryeministrit Braun, Jim Murphy. Ministrja Bregu theksoi se mendimi i përgjithshëm që mbizotëron në vendet pritëse është se emigrantët në përgjithësi dëmtojnë mirëqenien ekonomike të shoqërisë vendase, se ata bëhen barrë për buxhetin publik, pasi paguajnë më pak taksa dhe kontribute, ndërsa nga ana tjetër pretendojnë përfitime dhe shërbime sociale, por në të vërtetë studimet tregojnë të kundërtën. Duke u ndalur më specifikisht tek emigrantët shqiptarë, Bregu pohoi se ata janë integruar mirë tashmë në shoqëritë e vendeve ku kanë emigruar, duke treguar dhe kapacitetet e tyre në nivele të larta administrative e akademike. “Janë pikërisht këta shqiptarë që kanë emigruar në Europë, të cilët po e afrojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Europën”, - është shprehur Bregu.

15 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›