Volfarth Reforma zgjedhore kerkon zgjidhje politike
Përmbyllja e reformës zgjedhore është tashmë vetëm një çështje e vullentit politik. Është ky vlerësimi që dha ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth menjëherë pas takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Për më shumë se një orë, Volfarth dhe Rama diskutuan në selinë e PS-së për reformat dhe sidomos atë zgjedhoren. Nisur nga deklaratat e ambasadorit të OSBE-se pas takimit me liderin socialist, duket se reforma zgjedhore tashmë është peng i vullnetit politik. Vlen të theksohet se kryeministri Berisha i ka bërë një ftesë publike për takim kryetarit socialist Edi Rama me qëllim arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore, ftesë të cilës lideri i selisë rozë nuk i është përgjigjur ende.
“12 korriku është mjaft afër dhe komisioni ka bërë një punë të mirë thelbësore deri tani, pjesa e mbetur e reformës konsiderohet nga aktorët kryesorë politikë si çështje të mprehta politike dhe zgjidhja duhet të gjendet në nivel politik”- u shpreh Volfarth.
Duke parë vonesat kur mbeten edhe 4 ditë nga 12 korriku kur është edhe afati i fundit i punës së komisionit, ambasadori Volfarth tashmë më shumë se afatet e vë theksin të cilësia përfundimtare e reformës.
“Më shumë se koha, ka rëndësi cilësia dhe transparenca. Është një çështje shumë e rëndësishme, ndershmëria është mjaft e rëndësishme dhe pjesëmarrja në këtë proces është shumë e rëndësishme dhe duhet një mbështetje publike për këtë. Unë mendoj që ekziston mundësia për një zgjidhje, unë shpresoj që zgjidhja të jetë afër dhe besoj se janë të nevojshme lëvizja e gurëve politikë për të ndërtuar urën e zgjidhjes”- nënvizioi kreu i OSBE-së.
Volfarth tha ne fund se ajo që është e rëndësishme për votuesit, është transparanenca
”Duhet të ketë besim të plotë te KQZ dhe kjo çështje ka nevoje për zgjidhje”- theksoi ai.
Volfarth vlerëson se komisioni i reformës ka bërë deri tani një punë shumë të mirë themelore, por tani duhet zgjidhje e qëndrueshme për KQZ-në dhe transparencën maksimale.