E Diel, 1 Nëntor 2026

Minoreni vjedh të moshuarën, kapet nga policia

23/12/2009  Ndiqet në gjendje të lirë
DURRES- Një 14-vjeçar, banor i fshatit Katund i Ri në Durrës, është ndaluar nga efektivat policore për shkak se akuzohet për vjedhjen e një të moshuare. 14-vjeçari me inicialet P.P, i paarsimuar, mësohet se gjatë mesditës së djeshme i ka vjedhur me dhunë çantën shtetases me iniciale M. N. 84 vjeçe, banuese në të njëjtin fshat. Burimet policore kanë shtuar se 14-vjeçari ka mundur të rrëmbejë nga çanta e të moshuarës një sasi prej 7500 lekësh, telefonin celular dhe dy pasaporta që gjendeshin në të. Pas denoncimit të kësaj ngjarjeje efektivat e policisë janë vënë në lëvizje dhe në një kohë të shpejtë kanë mundur të arrestojnë 14-vjeçarin. Në banesën e tij janë gjetur të gjitha sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar më pas në cilësinë e provës materiale. 14-vjeçari do të gjykohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së vogël. Ndërkohë mësohet nga organi blu se vjedhjet nga minorenët janë bërë të shpeshta gjatë kohëve të fundit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›