Tiranë, PD kryeson në 505 qendra votimi
BLEDAR HOTI
Në Tiranë koalicioni i PD-së rezulton të jetë me mbi 5 mijë vota përpara ndaj koalicionit të PS-së. Në shifrat zyrtare të KQZ-së, jo përfundimtare që përmbajnë rezultatet e votimit për 505 Qendra të Votimit në Tiranë nga 826 gjithësej. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se numri i deputetëve mes dy koalicioneve ndahet në mënyrë barabartë 16 me 16 gjithsej. Pra, në total kemi një barazim mes dy forcave të mëdha politike, ku deri në ora 12.00 kishin mbetur pa u numëruar, sipas KQZ-së, 326 QV në Qarkun e Tiranës. Mbi bazën e të dhënave rezulton se në koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” me atë që drejtohet nga PD-ja pritet që republikanët të përfitojnë një deputet të tyrin. Nga 16 deputetë të këtij koalicioni, 15 do t’i marrë PD-ja. Ndërsa koalicioni i majtë politik “Bashkim për Ndryshim” rezulton që të gjitha mandatet e deputetëve të kryeqytetit t’i shkojnë PS-së. Deri më tani këto janë shifrat e dhëna nga ana e KQZ-së. Mbi bazën e këtyre shifrave rezulton se këto rezultate janë për 231.915 vota të vlefshme që disponohen për 505 Qendra Votimi. Ndërsa ECA dhe KRIIK pasqyron që nga 427 Qendra Votimi rezulton se PD të ketë 42.7% të votave dhe PS me 42.56% të votave. Dhe kjo qendër e dhënies së rezultateve jep ndarjen të barabartë të mandateve mes dy kampeve si koalicione, ku PS merr 16 deputetë, PD 15 deputetë dhe PR merr 1 deputet. Nga të dhënat e KQZ-së sipas qendrave të numërimit të votuara rezulton se koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” të ketë marrë gjithsej 11.186 vota, në shkallën 4.82 për qind. Vetë LSI-ja rezulton të ketë marrë 10.007 vota, ose 4.31%. Ndërsa sipas ECA/KRIIK rezulton se LSI-ja ka marrë 4.36% të votave. Koalicionit të LSI duhet të marrë 0,18 % të votave për të synuar arritjen e pragut prej 5% të votave për t’u përfshirë në ndarjen e mandateve të qendrës më të madhe të Tiranës. Nëse ky koalicion e kalon pragun prej 5% të votave i bie që të përfitojë dy deputetë nga Qarku i Tiranës. “Poli i Lirisë” rezulton të ketë marrë deri më tani 4.287 vota gjithsej, ose 1.85% të votave të numëruara në 505 QV. LZHK-ja rezulton të ketë marrë më shumë se partitë e tjera të këtij koalicioni me 2.929 vota. Ky koalicion politik duket se është larg arritjes së pragut prej 5% të votave. Nga numërimi rezulton se janë 231.915 vota të vlefshme, por të cilësuara si të pavlefshme janë 6.104. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pavarësisht pengesave në procesin e numërimit të votave brenda ditës së sotme procesi të mbyllet plotësisht, kjo nëse nuk ka ndonjë pengesë ndërmjet partive ose ndërpritet numërimi. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në deklarimet e ndryshme akuzoi partitë politike për vonesat e procesit të numërimit. Sipas tij, partitë kanë ndërruar shpesh komisionerët apo i kanë sjellë me vonesë ata të GNV-ve apo të KQV dhe KZAZ-ve. “Partitë nuk i sollën me kohë komisionerët dhe kjo mungesë trajnimi reflektohet në vonesat në procesin e trajnimit”, theksoi Ristani. KQZ-ja njoftoi se deri në ora 23:00 janë numëruar gjithsej 3014 Qendra Votimi nga 4753 që janë gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Pra, deri në ora 23.00 kishin mbetur pa u numëruar 1739 Qv në të gjithë Shqipërinë.
Numërimi i votave
Qarku Tiranë
Shifrat për 505 nga 826 QV në total
Numri i zgjedhësve 725.446
Votat e vlefshme për 505 QV- 231.915%
Rezultatet
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”
110.334 vota 47.58%
PD 99.536 vota 42.92%
PR 4.303 vota 1.86%
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”
105.088 vota 45.31%
PS 98.113 vota 42.31%
PSD 2722 vota 1.79%
G99 1551 vota 067%
Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” 11.186 vota 4.82%
LSI 10.007 vota 4.31%
PSV’91 588 vota 0.25
Koalicioni “Poli i Lirisë” 4.287 vota 1.85%
LZHK 2.929 vota 1.26%
PDK 965 vota 0.42%