E Diel, 1 Nëntor 2026

Minxhozi: “Sistemi shëndetësor po shkon drejt humnerës”



Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend, ka ngritur si shqetësim situatën në sistemin shëndetësor. Ai është shprehur se sistemi shëndetësor në Shqipëri po shkon drejt humnerës për shkak se në spitalet e vendit mungojnë mbi 70% e ilaçeve. Minxhozi gjithashtu ngriti si shqetësim mungesën e stafeve mjekësore në spitalet e rretheve të vendit apo dhe në fshatra ku njerëzit vazhdojnë të hasin vështirësi në dhënien e ndihmës së shpejtë. Minxhozi bëri të ditur se në rrethe mungojnë dhe pajisjet mjekësore.
Në replikë ndaj tij, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, bëri të ditur se këto janë probleme të mbartura, të cilat nuk gjejnë zgjidhje brenda një muaji e gjysmë, kohë në të cilën ajo është në krye të ministrisë së Shëndetësisë. Godo bëri të ditur se këto probleme janë në vemendjen e saj.

Klosi, akuza qeverisë për sigurinë në vend

Deputeti i PS, Blendi Klosi gjatë seancë së djeshme parlamentare ka akuzuar qeverinë për situatën e sigurisë në vend, që sipas tij ka marrë tatëpjeten. Duke iu referuar vrasjeve të fundit që kanë ndodhur, Klosi ka theksuar se gjithçka vjen si pasojë e dështimit të qeverisë në rritjen e mirëqënies tek familjet shqiptare. “Në Shqipëri nuk ka siguri. Jemi një vend ku fëmijët vrasin prindërit, burrat, gratë dhe anasjellas. Dhuna në familje ka arritur shifra të larta dhe janë rritur edhe vetëvrasjet. Njerëzit po çmenden nga niveli i ulët ekonomik”, - ka pohuar Klosi. Deputeti socialist ka akuzuar gjithashtu qeverinë për dështim në luftën kundër drogës.

23 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›