E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxhozi reagon për vdekjen e minatorit në Bulqizë

Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, reagoi dje pas vdekjes së një tjetër minatori në minierën e Bulqizës. Si deputet në këtë zonë, Minxhozi shtroi pyetjen se si është e mundur që Kryeministri nuk shkon për të promovuar nismën e tij në Bulqizë dhe të japë shpjegime se sa e sigurt është jeta në Bulqizë, si po luftohet atje, si po lëvizin ryshfetet politike dhe ekonomike për të marrë një licencë, se si në mungesë të shtetit është kryekanuni dhe jo rrallë herë dhe “kallashi”. Ai bëri të ditur se dje ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjence me Kryeministrin Berisha, për t’i kërkuar atij shpjegime që t’i thotë Kuvendit dhe popullit arsyet e neglizhencës plotësisht të verifikueshme të tij dhe të qeverisë që ai drejton lidhur me situatën mesjetare të punës në Bulqizë dhe në minierat e tjera të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›