E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, Duka: Bisedime me Turqine

Turqia eshte kundershtarja e mundshme e Shqiperise per miqesoren e 19 nentorit. Kombetarja, e drejtuar nga Ari Han, ende nuk ka siguruar nje ndeshje per daten e lire te FIFA-s dhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit po punohet me intensitet per gjetjen e nje rivali.

Sipas direktivave te drejtuesit te stolit kuqezi, kundershtari nuk duhet te jete i nivelit te Lihtenshtejnit, por nje skuader e nivelit mesatar, ose me larte.

Vetem ne kete menyre, perfaqesuesja do te pergatitej me se miri per sfidat e veshtira ne Grupin 1 eliminator te Boterorit 2010.

I pranishem ne emisionin “Proces Sportiv”, ne “Top-Channel”, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, konfirmoi se per miqesoren e nentorit po bisedohet me Turqine dhe Sllovakine. “Ekzistojne si variante per te luajtur jashte fushe me perfaqesuesen turke, ose ne Tirane me skuadren sllovake”, tha drejtuesi me i larte i futbollit shqiptar.

Nderkohe, nga burime prane federates mesohet se eshte biseduar edhe me Bullgarine dhe Sllovenine.

Me tej, Duka foli edhe per ecurine e Kombetares ne grupin eliminator. Ai u shpreh mjaft i kenaqur per rezultatet e dy ndeshjeve te para, ku perballe Suedise dhe Maltes u grumbulluan 4 pike.

Pasi pergezoi punen e holandezit Ari Han, ai nuk harroi te kujtonte se ky ishte vetem fillimi i nje rruge te gjate.

“Natyrisht qe jemi te kenaqur per paraqitjen e Kombetares ne dy ndeshjet e para, ku u moren dy rezultate pozitive”, u shpreh Duka.

“Mund te them se ketu ka merita edhe trajneri Ari Han. Ai ka bere nje pune mjaft te mire dhe pas ketyre dy sfidave besoj se jemi ne rrugen e duhur. Megjithate, nuk duhet te harrojme se trajneri eshte vetem ne kilometrin e pare te rruges e duhet ende edhe shume pune qe te arrijme rezultatet e deshiruara”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›