E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët, Partizanit: Boll, u mbush kupa!

Rezultatet negative, por edhe paraqitja që ka lënë shumë për të dëshiruar e futbollistëve të Partizanit në këtë fillim kampionati, nuk po përtypet nga tifozët e shumë të kësaj skuadre.

Gjithçka e deritanishme i ka revoltuar fansat e të kuqve, të cilët kanë reaguar nëpërmjet një letër në drejtim të klubit.

Pasi i kanë cituar një statistikë vërtet të turpshme për një skuadër të nivelit të Partizanit: “5 javë, 4 pikë, më pak se 1 pikë për ndeshje, vetëm 3 gola të shënuar dhe 5 të pësuar”, nuk kanë ngurruar ta konsiderojnë këtë një mungese profesionalizmi.

Në krye të letrës është vënë një titull shumë domethënës: “Boll më, u mbush kupa!”, tifozët kërkojnë sqarime për situatën nga trajneri Hasan Lika, ose në të kundërt ai të largohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›