E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja, i kthehen 70 mijë eurot Arabisë

• Janë anuluar dy ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare kundër Arabisë Saudite, më 21 mars dhe kundër Moldavisë, më 26 mars.Federata arabe ishte ajo që bëri ftesë e para për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe ishte e gatshme të paguante të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit të kuqezinjve. Drejtuesit e saj pak ditë më parë dërguan në FSHF rreth 70 mijë euro, shuma që sipas Federatës tonë nevojitej për të mbuluar shpenzimet e kësaj miqësoreje. “Tani jemi të detyruar t’ua kthejmë mbrapsht paratë, pasi ndeshja nuk do të zhvillohet. Është një situatë mjaft e sikletshme, sepse ky është një zhgënjim për ata, por ne nuk kemi se çfarë të bëjmë, pasi nuk kemi asgjë në dorë”, ka thënë përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF, Tritan Kokona. Ndërkohë nuk do të zhvillohet as ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, e programuar për t’u luajtur në transfertë. Këto dy ndeshje do t’i shërbenin teknikut Ari Han për të parë gjendjen reale të skuadrës dhe të lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›