Miqësorja, policët shqiptarë rrahin 3-0 homologët francez
TIRANË- Në pritje të ndeshjes Shqipëri-Francë që do të luhet të premten për Europianin 2012, ka qenë policia e Tiranës ajo që ka dhënë sinjalin e parë pozitiv për futbollin shqiptar.
Në një ndeshje miqësore me homologët e Nicës në Francës, policët shqiptarë kanë arritur të fitojnë 3-0. Kjo ndeshje futbolli është organizuar më shumë në bazë të njohjeve personale të oficerëve të policisë, pasi shqiptarët kanë qenë për një kurs trajnimi në Francë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një atmosferë tepër miqësore, por që ka patur edhe notat e garës, pasi ishte përgatitur edhe një kupë e posaçme për këtë qëllim. Për koinçindencë, ajo u luajt vetëm 3 ditë nga përballja që kombëtarja shqiptare do të ketë me atë franceze për kualifikueset e Europianit 2012.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)