E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqte e Lazi Serbos Humbem nje njeri te madh


Vetevrasja e aktorit korcar Llazi Serbo ka tronditur teatrin e qytetit juglindor. Miqte dhe koleget e te ndjerit jane te paret qe kane humbur njeriun e tyre te dashur po ashtu edhe artdashesit e ketij qyteti. Ne banesen e aktorit policia ka gjetur dhe dy letra-testamenti te shkruara nga vete Llazi Serbo ku aktori i njohur i me shume se 100 roleve ne teater dhe filma ka dhene dhe motivet e ndarjes nga jeta. Ne letren testament Llazi Serbo shkruan se ia dhuron banesen miqve te tij te perhershem ku sipas tij i lidhte gjithmone dashuria per skenen. Dhimbjen per kete humbje i ka shprehur edhe aktorja Zamira Kita njekohesisht drejtoreshe e Teatrit te Korces. Per aktorin dhe regjisorin e teatrit Andon ZAko Cajupi Andrea Pepi Serbo ishte nje artist i madh qe i dha shume teatrit. Homazhet per te percjelle mes nderimesh kete figure te njohur per artedashesit do te zhvillohen diten e marte prane ambjenteve te teatrit Andon Z. Cajupi ku do te jene prezente te afermit miqte dhe koleget e tij . Aktori Llazi Serbo u gjet sot i vdekur ne banesen e tij ne qytetin e Korces. Policia e ketij qyteti nga hetimet e para ne lidhje me ngjarjen ka bere te ditur se behet fjale per nje vetevrasje pasi prane trupit te tij eshte gjetur dhe nje arme gjahu qe aktori mbante ne shtepi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›