E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen ambasadorët Isaku e Cici



Komisioni i Jashtëm miratoi dje dy kandidatët e rinj për ambasadorë, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Sllovaki e Danimarkë. Deputetët e djathtë e të majtë kanë miratuar në unanimitet ish këshilltarin e ish kryeministrit Nano, Agim Isakun, si Ambasador i ri në Sllovaki. Deputetët kanë miratuar në unanimitet edhe kandidaturën e Arben Cici, këshilltarit të Presidentit Topi, si ambasador në Danimarkë. Përpara deputetëve, Agim Isaku tregoi prioritetet e punës së tij në krye të Ambasadës së Sllovakisë, një vend i Bashkimit Europian për të cilin ai u angazhua në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në atë të rritjes së shkëmbimeve ekonomike. Kandidati tjetër, Arben Cili shpalli prioritet e tij për rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Danimarkës. Deputetët e të dyja krahëve vlerësuan kontributin e mëparshëm të të dy kandidatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›