Prindërit e gjimnazistit: Kërkojmë rihetim për vrasje dhe jo për vetëvrarje
01/04/2010 Prokuroria rinis hetimet, ende asnjë provë e re që dokumenton pretendimet e prindërve
DEVOLL- Dy vjet më parë, në mesditën e 21 shkurtit të vitit 2008, Mikel Ajçe, banor i qytetit të Bilishtit, nxënës i vitit të III, të gjimnazit “Fuat Babani” të po këtij qyteti u gjend i vetëvarur në degët e një peme. Gjithçka ndodhi pas vendimmarrjes së Këshillit Disiplinor të shkollës, i cili e përjashtoi nga gjimnazi për një vit 17-vjeçarin Ajçe, sepse kishte ofenduar një vajzë të shkollës së tij. Në çastin që 17-vjeçari u gjet i vetëvarur, në të njëjtën kohë u gjet edhe një letër e shkruar nga dora e tij ku pak a shumë thuhej, (sepse letra nuk u bë e njohur as për mediat): “Më përjashtuan nga shkolla, për mua nuk mbeti asnjë rrugë tjetër”. Versioni i policisë që nga konstatimi i ngjarjes e deri më sot ka qenë vetëvarja, sepse në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune, përveç shenjës së litarit në qafën e tij, çka tregon se 17- vjeçari ishte vetëvarur. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga dita që u shënua ngjarja tragjike, prindërit e Ajçes, nuk ndalen së kërkuari të drejtën e fëmijës së tyre. Ata akuzojnë: “djali ynë nuk u vetëvar, atë e vranë dhe më pas e varën në litar me qëllim që vrasësit të humbitnin gjurmët
Çështja e gjimnazistit Ajçe i kaloi Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçës, më pas Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe së fundi Gjykatës së Apelit, por asnjëra prej gjykatave nuk doli dot në përfundimin se 17-vjeçari Ajçe fillimisht ishte vrarë dhe më pas ishte vetëvarur nga vrasësit e tij. Për këtë arsye çështja në fjalë u pushua nga Prokuroria e Korçës. Megjithatë, çdo vendim i dalë nga gjykatat në fjalë la në dëshpërim të plotë prindërit e 17-vjeçarit, sepse këta të fundit gjithnjë shpresonin se do të kishte sipas tyre një përgjegjës për vrasjen e djalit. Për të gjitha motivet e pretenduara më sipër, prindërit e Ajçes iu drejtuan sërish Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçës për rihetim të çështjes, ndërsa ditën e mërkurë, u zhvillua seanca e parë mbi këtë ngjarje të gjykuar dhe të rigjykuar disa herë. Seanca gjyqësor u shty, pasi trupi gjykues e pa të nevojshme t’i drejtohet Prokurorisë për fakte të reja mbi këtë ngjarje, çka do të thotë se vetëm mbi këtë bazë mund të rihapej një çështje e gjykuar. Kjo do të thotë që prindërit e gjimnazistit të shkollës “Fuat Babani” nuk do të rreshtin së kërkuari përgjegjësin që solli vdekjen e djalit të tyre.