Miratohet Rezoluta e Mijëvjeçarit
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi dje Rezolutën
për Deklaratën e Mijëvjeçarit me 99
vota pro dhe 2 kundër të 101 deputetëve të pranishëm
në seancën solemne, ku ishin edhe
udhëheqësit më të lartë të vendit dhe përfaqësues
të pranisë ndërkombëtare. Kështu, shteti më i ri
në botë, siç theksuan Presidenti Fatmir Sejdiu,
Kryeministri Hashim Thaçi e kryeparlamentari Jakup
Krasniqi, përmes kësaj rezolute, merr përsipër
të zbatojë objektivat madhore të mijëvjeçarit të
përcaktuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kosova, deri sot, gjatë tetë muajve të pavarësisë
së shpallur në ditën historike të 17 shkurtit,
është e njohur nga 51 shtete dhe pret edhe njohjet
tjera dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare,
përfshirë OKB-në.