Një trëndafil për Tiranën
Me një buzëqeshje entuziaste, ngaqë mbërritja e tij në Tiranë këtë impresion i ka shkaktuar, Simone Cristicchi, e ka mbështetur ndjesinë e tij edhe me fjalë. Një natë më parë është ngjitur në skenën e Teatrit të Operës dhe të Baletit, për të kënduar për 30 minuta live gjatë mbrëmjes gala të ceremonisë së mbylljes së festivalit "Giffoni Albania". Dhe këtë e ka konsideruar si diçka interesante. Është ndjerë madje i përkëdhelur kur ka marrë edhe miratimin se në Shqipëri është jo pak i njohur. "Do ta testoj këngën time, ka thënë ai pak orë para koncertit në TOB. Do të sondoj në një territor të panjohur për mua, në një vend që, edhe pse afër me Italinë, është sigurisht i ndryshëm në shumë pikëpamje". Suksesi italian, por jo vetëm, s‘mund të mos ishte kështu edhe në Shqipëri, e megjithatë Simone Cristicchi nuk ka reshtur së thëni se "ndjehet mirë në Tiranë, se ndjehet i nderuar, se ndjehet i vlerësuar".
Ishte "Giffoni Albania" që e solli në Tiranë fituesin e edicionit të 57-të të Sanremos. Dhe ai sigurisht që do ta këndojë edhe këngën "Ri regalero una rosa". Por, përtej një kënge të vetme, ose një koncerti 30 minutash me këngët e tij, ai rrëfen edhe lidhje të tjera me veprimtarinë që e solli në Shqipëri. Së pari, kjo ka të bëjë me këngën e tij: "Këngët e mia janë filma të vegjël, kanë skenarë", rrëfen ai. Por ka edhe një histori të lidhjes se këngëtarit me festivalin ndërkombëtar të filmave për fëmijë. Fillesat i takojnë vitit 2000. Tetë vite më parë, ai do të ishte pjesë e një konkursi muzikor, që ishte degë e Festivalit Giffoni. Por lidhja e Simones me Giffonin u konsolidua në 2005, ndërsa mori pjesë me një koncert të vogël… "Tani ndjehem si në shtëpi në këtë festival dhe jam i përkëdhelur që jam pjesë e tij".
Si pjesë e natës finale të "Giffoni Albania"-s, kur edhe u ndanë çmimet e festivalit, mes të tjerave edhe prania e këngëtarit u konsiderua në ngjarje në fushën e kulturës. Adhuruesit shqiptarë të muzikës, ndjekësit e rregullt të Festivalit të Sanremos, por edhe njohësit e mirë të tregut muzikor bashkëkohor përtej kufijve të Shqipërisë, nuk mund të mos e konsideronin kështu. "Rasti" Cristicchi, siç është quajtur në Itali, është një rast i mirë për publikun shqiptar. Por, për një çast është radha e këtyre të fundit (publikut shqiptar) për t‘u ndjerë të përkëdhelur. Jo thjesht dhe vetëm ngase do të ndjekin Cristicchi-n, por dhe sepse ai nuk i kursen komentet pozitive për këngëtaren e adhuruar të këtij publiku, tashmë shqiptaren, Elsa Lilën, të cilën italiani e ka njohur. Ai e mban mend mirë, janë takuar për herë të parë në 2003, në një program televiziv në RAI. Madje takimet kanë vazhduar qoftë edhe rastësisht nëpër shtëpitë diskografike, me të cilat të dy këngëtarët bashkëpunonin. E mandej Cristicchi e vlerëson mjaft këngën, me të cilën Elsa Lila u paraqit në Sanremo "Il senso della vita".
"Gifoni Albania" që e solli Cristicchi-n në Shqipëri, pas një turi të gjatë në disa qytete të ndryshme shqiptare, u mbyll mbrëmë në Tiranë, në TOB, ku u ndanë edhe çmimet.
Kush është
Simone Cristicchi u lind në Romë, në 1977, në lagjen popullore Tuskolana, në afërsi të Cinecitasë. Me të, rritet floknaja nën të cilën piqeshin paralelisht pasioni për vizatimin dhe fumetin (ishte nxënës i Jacovitti-t të madh) dhe një dashuri autentike për këngën e autorit dhe jo vetëm atë italiane.
Në 1998, 21 vjeç, emri i tij fillon të njihet.
Në shtator të 2003, fiton në Crotone, Cilindrin e Argjendtë, çmim për kantautorë.
2005 është viti i rëndësishëm për të: firmos kontratën diskografike me Sony Bmg; sjell singëllin fatsjellës "Vorrei cantare come Biagio". Kënga i hap dyert e Festivalbarit dhe pas katër shfaqjeve arrin, përballë një plateje të paanë, në natën finale në arenën e Veronës në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. 2005 shënon gjithashtu një shi të vërtetë çmimesh për të.
Më 11 janar 2006, Simone është në skenën Auditoriumit të Romës për të kënduar "Kjo është dashuri". Ai ka filluar të quhet "rasti" Simone Cristicchi. Ture, këngë, koncerte… por edhe një libër i botuar nga Mondadori. Kështu, Simone arrin në edicionin e 57 të Festivalit të Sanremos, ku ai paraqitet me "Ti regalero una rosa", një kryevepër pa kohë, siç është quajtur. Kënga do të këndohet edhe në Tiranë.