PD, ftesë partive opozitare për bisedime

22/03/2005 Data e zgjedhjeve bashkon partitë e opozitës, në tryezë propozime dhe për koalicionet parazgjedhore
LZHK, PR dhe PDR kthejnë përgjigje pozitive nisjes së bisedimeve
Kryetarët e Grupeve parlamentare të opozitës do të ulen më datë 24 në një tryezë të përbashkët për të biseduar rreth idesë së hedhur nga opozita me afrimin e datës së zgjedhjeve. Gjatë seancës parlamentare, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, ka ftuar homologët e tij në partitë opozitare për zhvillimin e një tryeze gjatë javës. Burime nga tryeza shprehen se takimi veç kësaj do të shërbejë dhe për bisedime mes partive opozitare për koalicionet e ardhshme. Madje, tryeza është cilësuar si nisja e bisedimeve për t'i hapur rrugën formulës së koalicionit.
Takimi
Nga ana e tyre krerët e grupeve parlamentare të opozitës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga PD-ja për afrimin e datës së zgjedhjeve. Duket se të paktën për sa i përket kësaj pike kryetarët e grupeve parlamentare janë të mendimit se data e zgjedhjeve duhet të afrohet. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, thotë për "Metropol" se është e domosdoshme që data e zgjedhjeve të afrohet, qoftë dhe një javë përpara datës që përcakton Kushtetuta. "Ne, tryezës, do t'i propozojmë që data e zgjedhjeve të afrohet, qoftë edhe një javë përpara 3 korrikut. Kemi qenë dhe jemi të mendimit se kjo i shërben integritetit të zgjedhjeve dhe zhvillimit të tyre në mënyrë sa më të drejtë dhe të ndershme", tha Topi. Të njëjtin qëndrim me kreun e Grupit parlamentar të PD-së ndajnë dhe kryetarët e Grupeve PR-së, PDR-së dhe LZHK-së.
Bisedimet
Duket se tryeza e së enjtes, veç qëndrimit të përbashkët për afrimin e zgjedhjeve, do të shërbejë edhe për bisedime mbi koalicionet e mundshme mes partive opozitare. Burime brenda tryezës shprehen kjo do t'i hapë dritën jeshile mundësive për koalicionet parazgjedhore. Deri më tani, nga ana e PD-së është konfirmuar koalicioni vetëm me Partinë Republikane, ndërsa pritet dhe një afrim i reformatorëve të Pollos, të cilët e kanë shprehur që më parë vullnetin e tyre për të bashkëpunuar me PD-në në zgjedhje. Ndërsa partitë ish-aleate të PD-së, të rreshtuar në krah të Leka Zogut, nën siglën e LZHK-së, pritet ta shfrytëzojnë tryezën për të dëgjuar formulat e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme. Pavarësisht se krerët e LZHK-së janë shprehur në mënyrë kategorike se do të kandidojnë të vetëm në zgjedhje, sërish rrugët e një bashkëpunimi mes tyre dhe PD-së mbeten të hapura veçanërisht në zonat, ku influenca e idhtarëve të monarkisë është dominuese. Palët kanë konfirmuar se në zona të veçanta do të ndihmojnë njëri-tjetrin. Për sa i përket republikanëve, këta të fundit tashmë e kanë konfirmuar qëndrimin e tyre në koalicion me PD-në. Në mitingun e fundit të PD-së, Mediu ishte i vetmi nga aleatët në krah të Berishës, pavarësisht se u duk sikur pati një ftohje mes partive respektive për shkak të deklaratës së kreut demokrat për mosndryshimin e ligjit 7501 për tokat.
Ndoka
Kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha dje se reformatorët do ta pranojnë ftesën e bërë nga PD-ja për të diskutuar në lidhje me afrimin e datës së zgjedhjeve. "E konsideroj si një ftesë pozitive dhe do të marrim pjesë në këtë tryezë. Ne gjithnjë kemi kërkuar afrimin e datës së zgjedhjeve dhe për këtë arsye paraqitëm amendamentet tona, gjë që u përkrah dhe nga Partia Demokratike", tha Ndoka. Në amendamentet e paraqitura nga kryetari Grupit parlamentar të PDR-së propozohej që si datë referimi për zhvillimin e zgjedhjeve të merret data e shpalljes së rezultatit të votimeve nga ana e KQZ-së. Në bazë të këtij amendamenti, data e votimeve afrohej rreth dy javë, nga ajo që përcakton Kushtetuta. Ndërkohë, reformatorët pritet ta shfrytëzojnë tryezën edhe për bisedime, lidhur me një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PDR-së. Këta të fundit kanë nisur bisedimet me PD jo vetëm nga kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Ndoka, por dhe me kreun e reformatorëve, Genc Pollo. Vetëm pak kohë më parë Pollo i dërgoi një letër liderit demokrat, Berisha, ku i kërkonte bashkëpunimin mes dy partive.
Mediu
Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se afrimi i datës së zgjedhjeve është një domosdoshmëri për zhvillimin e votimeve të lira dhe të pakontestueshme. Mediu shprehet se republikanët kanë qenë që në fillim për afrimin e datës së zgjedhjeve. "Ftesa është mjaft pozitive. Mendoj se i gjithë faktori politik shqiptar duhet të bashkohet në realizimin e kësaj ideje. Ne kemi qenë që në fillim për afrimin e datës së zgjedhjeve, pasi jemi të mendimit se zhvillimi i tyre në muajt e verës cënon procesin", tha Mediu. Për republikanët, ulja në tryezën e bisedimeve me partitë opozitare bëhet në një kohë kur u pa një lloj ftohjeje mes PR-së dhe PD-së, pas deklaratës së liderit demokrat, Berisha, se ardhja e PD-së në pushtet nuk do të ndryshonte ligjin 7501 për pronat. Nga ana e tyre, republikanët nuk e pritën mirë këtë deklaratë, që bie ndesh me programin e tyre elektoral, ku një pikë e tij flet dhe për abrogimin e këtij ligji. Mediu dekaroi se PD-ja duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e saj për pronat. Gjithsesi, në mitingun e fundit të PD-së kreu republikan u pa në krah të Berishës, duke konfirmuar dhe një herë koalicionin mes tyre, pavarësisht divergjencave për pronat.
Begeja
Maksim Begeja, kryetar i Grupit parlamentar i LZHK-së, tha dje se do ta pranojë ftesën e opozitës për të diskutuar rreth afrimit të datës së zgjedhjeve. Begeja tha se data e zgjedhjeve duhet të afrohet qoftë edhe një javë nga data e paracaktuar në Kushtetutë, për shkak të fillimit të sezonit të pushimeve. "Ftesa nga kryetari i Grupit parlamentar të PD-së na ka ardhur dhe ne e përkrahim idenë për afrimin e datës së zgjedhjeve. Mendoj se data e votimeve duhet të afrohet, qoftë edhe një javë nga data e parashikuar, pasi nuk mund t'i kërkosh askujt që të lërë pushimet e planifikuara dhe të vijë të votojë", tha Begeja. Nga ana tjetër, Begeja rikonfirmon dhe një herë qëndrimin e LZHK-së për të dalë të vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është hera e parë që nga tetori i vitit të kaluar që kreu i Grupit parlamentar të deputetëve të mbledhur rreth Leka Zogut shkon në një takim zyrtar me partinë më të madhe të opozitës. Shkëputja e partive aleate nga koalicioni u pa me dyshim nga një pjesë e mirë e krerëve të PD-së, të cilët e konsideruan këtë si një lëvizje në favor të mazhorancës.