Miratohet këshilli për luftën kundër gjakmarrjes
05/05/2005 Votohet inisiativa e presidentit
Parlamenti ka miratuar dje propozimin e Presidentit të Republikës, të mbështetur dhe nga një grup deputetësh, për ngritjen e një këshilli, që do të luftojë gjakmarrjen.
Prokuroria, Gjykata e Krimeve të Rënda, Akademia e Shkencave, përfaqësues të OJQ-ve, Ministria e Drejtësisë dhe Presidenca do të kenë anëtarë në këtë këshill. Sipas projektit, Këshilli do të studiojë fenomenin dhe më pas do të japë sugjerime për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes, i cili së fundi është përhapur tej mase. Në votim nuk ka pasur asnjë vot kundër, duke e cilësuar këtë draft tepër të rëndësishëm. Miratimi i projektligjit vjen vetëm një muaj, pasi 500 burra të Malësisë kanë firmosur ndryshimin e rregullave të kanunit. Edhe pse një veprim i tillë është vlerësuar si pozitiv, prej familjeve që janë në gjak, sociologët janë shprehur të mendimit se kjo vetëm e rëndon situatën, pasi pranohet publikisht dobësia e shtetit. Nga ana tjetër, dje është rrëzuar projektligji i paraqitur nga deputeti Alfred Cako dhe reformatori Nard Ndoka, mbi masa të rrepta ndaj gjakmarrjes. Deputetët kanë kërkuar që familjet që janë në gjak dhe që nuk pranojnë që të jetë qeveria garantues për dënimin e vrasësit, të izolohen në zona të thella. Ndërsa, në rastet kur gjakësi ka nënshkruar këtë deklaratë, por e thyen atë duke vrarë një person nga familja me të cilin është në gjak, duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Masat e kërkuara janë cilësuar në kundërshtim me të drejtat e njeriut ndaj dhe është hedhur poshtë.