Miratohet shtyrja e afatit për të kërkuar kompensimin e pronave

05/05/2005 Ligji do të veprojë deri në shtator 2006
Parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve që kanë në dispozicion pronarët për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e tokës. Tashmë, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të ketë afat deri më 15 mars të vitit 2006, për të shqyrtuar ankesat që do të kenë pronarët mbi vendimet e marra më parë. Sipas ligjit, deri në marsin e shkuar, komiteti duhej të merrte në shqyrtim ankesat e pronarëve. Në rast se do të vëreheshin shkelje të ligjit, atëherë komiteti do ta shpallte atë të pavlefshëm. Por, duke parë se deri në këtë muaj nuk ishin miratuar aktet nënligjore, si dhe nuk kishte përfunduar rregullorja e punës së komitetit, nuk u mor në shqyrtim asnjë kërkesë. Duke parë se për këtë çështje nuk ka pasur të fajësuar, rruga më e mirë është parë shtyrja e afateve të parashikuara në ligj. Nga një vendim i tillë i jepet e drejta dhe pronarëve për shtyrjen e afateve që kanë në dispozicion, që të paraqesin kërkesat për të kërkuar kthimin e pronave. Sipas ligjit të mëparshëm, pronarët kanë të drejtë që të kërkojnë kthimin dhe kompensimin brenda një viti nga hyrja në fuqi e tij. Në rast se ky afat kalon, pronarëve u humbte e drejta e kërkesës. Porqë, prej hyrjes në fuqi të ligjit, nuk është marrë në shqyrtim asnjë dosje e pronarëve. Kjo për shkak se është dashur miratimi i metodikës për çmimet e tokës, si dhe të një sërë procedurave të tjera. Ndaj, Kuvendi miratoi që të vendosin shtyrjen e afateve dhe për një vit.