E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohet kredia Gjermane për kanalizimet në Korçë

30/04/2005  Qeveria miratoi “Marrëveshja financiare mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës gjermane për Rindërtim për projektin 'Kanalizimet, Korçë'”. Në mbështetje të protokollit të bisedimeve ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, mbi Bashkëpunimin Financiar dhe Teknik është rënë dakord të financohet projekti “Kanalizimet e Korçës” me një fond grant prej 5.000.000 euro. Financimi prej 5 milionë euro në formën e kontributit financiar nga qeveria gjermane, do të realizohet përmes Bankës Gjermane për Rindërtim. Objektivi i projektit është reduktimi i rreziqeve për shëndetin e popullsisë së Korçës dhe të mbrojë burimet lokale të ujit, ndërsa qëllimi i projektit është të sigurojë një sistem higjenikisht të sigurtë të ujërave të përdorura dhe me një kosto shoqërore të pranueshme. Drafti do t'i kalojë për diskutim dhe miratim parlamentit të Shqipërisë. Vetëm pasi të jetë marrë vota e deputetëve, do të nisë zbatimi i projektit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›