E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po e bën SHISH vegël në duart e tij



Partia Socialiste akuzoi dje sërish Kryeministrin Berisha se po tenton të vërë nën kontrollin e tij Shërbimin Informativ Shtetëror. Duke iu referuar procesverbalit të publikuar pak ditë më parë në gazetën "Panorama", deputeti i selisë rozë, Eduard Shalsi tha se "Provuam me fakte se si në një mbledhje të mbyllur dhe tinëzare kukullat e Komisionit Parlamentar të Ligjeve miratuan projekt-ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror që dëshmon edhe një herë kokëfortësinë e mbrapshtë të Sali Berishës për ta shndërruar ketë shërbim nga një institucion të pavarur në një vegël në duart e tij. Ky njeri ka dhënë prova të qarta dhe të mjaftueshme se nuk niset nga nevojat e interesit të përbashkët dhe publik, dhe ndaj nuk e ka parë dhe nuk e sheh Shërbimin Informativ si një institucion të pavarur në shërbim të interesave vitale kombëtare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›