Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

15/04/2005 Emigrantët e paligjshëm do të kthehen, por do të zbatohen të Drejtat e Njeriut
Dje, pasdite, në Luksemburg u nënshkrua “Marrëveshja mes Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë për pranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”. Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, ndërsa për palën komunitare nga përfaqësuesi i Presidencës së Bashkimit Evropian, ministri i Çështjeve Evropiane të Luksemburgut, Shcmitt dhe Komisioneri BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Franco Frattini. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Meksi deklaroi vullnetin e qeverisë shqiptare për të marrë të gjitha masat për menaxhimin e kufijve në planin e përgjithshëm, ashtu dhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, si pjesë thelbësore në procesin e integrimit evropian. Nga ana e përfaqësuesit të Presidencës së radhës së BE-së, Schmitt u vlerësua nënshkrimi i Marrëveshjes, e cila e sjell Shqipërinë një hap më pranë BE-së. Nga ana e tij, komisioneri Fratini vlerësoi arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, si realizim i suksesshëm i angazhimeve të saj në këtë proces. Marrëveshja parashikon rikthimin e shtetasve të njërës palë që janë në territorin e shtetit tjetër, por pa dokumente të rregullta. Gjithashtu dhe kthimi i personave që vijnë nga një shtet i tretë, në territorin më të afërt nga kanë hyrë. Në të dy rastet është shteti, ku ka hyrë emigranti i paligjshëm, që përballon shpenzimet e kthimit. Ndërsa në të gjitha rastet është kërkuar respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe përjashtimi i dhunës dhe i mjeteve të tjera diskriminuese.