Miratohet parku energjitik i Porto Romanos
Autori i Lajmit: red.
Jepet OK dhe miratohet parku energjetik në Porto Romano. Këshilli i Rregullimit të Territorit në qarkun e Durrësit miratoi dje Masterplanin e "Zhvillimit të integruar (në sinergji) të zonës energjitike dhe industriale të Porto Romanos, infrastrukturën dhe konturet e saj, me një sipërfaqe prej 810 ha".
Kryetari i Këshillit të qarkut, Seid Kërtusha u shpreh se zhvillimi industrial në një territor me toka të dobëta, hapja e vendeve të punës dhe zhvillimi në sinergji me vendet fqinje, i japin një rëndësi të veçantë implementimit të këtij masterplani. Në emër të grupit të punës së METE, kryespecialisti Stavri Dhima sqaroi në mënyrë të detajuar të gjithë elementët përbërës të Masterplanit të paraqitur për miratim para KRRT-së së Këshillit të qarkut të Durrësit. "Në grupin e punës me 24 anëtarë që ka hartuar këtë studim të detajuar bëjnë pjesë specialistë nga dikasteret e METE-s, Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Agjencia kombëtare e burimeve natyrore, Autoriteti portual, Këshilli i qarkut, bashkia e Durrësit dhe komuna e Katundit të Ri", theksoi Dhima. Ai nënvizoi se "zhvillimi i zonës në themel ka patur parasysh pozicionin e këtij territori si nyje e Korridorit 8 evropian dhe Korridorit Durrës-Prishtinë".
Nevoja për karburante
"Aktualisht vendi ynë ka nevoja të mëdha për karburante, 60 përqind të të cilave importohen. E njëjta kërkesë vjen edhe nga sektori i energjisë elektrike, e ardhmja e të cilit varet nga ky zhvillim", tha Dhima duke shtuar se nga studimet e deritanishme pritet që në vitin 2020 kërkesa për hidrokarbure të arrijë në 2 milion ton dhe po ashtu të dyfishohet kërkesa për energji elektrike. Strategjia afatgjatë e qeverisë shqiptare, vijoi ai, që e sheh vendin tonë si një "superfuqi të vogël" energjitike e bën edhe më të rëndësiëhëm realizimin e këtij Masterplani, me anë të të cilit priten të thithen investime të fuqishme ndërkombëtare. Duke mbrojtur tezën e zhvillimit të kësaj zone Dhima tha se "vetëm në metropolin Durrës-Tiranë veprojnë mbi 30 kompani naftë dhe gazi, që përbëjnë më shumë se gjysmën e kompanive të këtij sektori".
Të dhënat
Parku në veri të Durrësit, 810 ha "energji"
Parku i ardhshëm energjitik me sipërfaqe prej 810 ha do të ndërtohet në pjesën veriore të qytetit të Durësit dhe dy të tretat e territorit të tij i përkasin komunës së Katundit të Ri. Parku energjetik i Durrësit shtrihet 6 km në veri të Durrësit përgjatë bregdetit nga kodra e Porto Romanos me lartësi 83 metra deri në kodrën e Palit dhe ka një gjatësi rreth 1.1 km, ndërsa në drejtimin lindje-perëndim ka një gjërësi rreth 2 km. "Vetë objektet e ngritura mendohet se do të zenë rreth 715 ha", tha Dhima. Tashmë në këtë territor thuajse ka përfunduar ndërtimi i Terminalit të naftës dhe gazit të lëngshëm dhe pontili i përpunimit të tij me një sipërfaqe prej 51 ha. Sipas kryespecialistit Dhima, Masterplani në tërësinë e tij është një variant orientues, në të cilin janë përcaktuar zonat e rafinerive dhe TEC-eve me kapacitet të vogël, që do të furnizojnë me energji elektrike sistemin e brendshëm të Parkut dhe vetë qytetin e Durrësit. Masterplani i parkut energjetik të Durrësit, në pjesën më veriore të tij parashikon ngritjen e dy termocentraleve me fuqi të instaluar fillimisht prej 350 MGË secili, ndërsa në zonën jugore të tij do të ndërtohet kompleksi i përpunimit të mbeturinave teknologjike si dhe një kompleks industrial në funksion të prodhimit të pajisjeve të nevojshme për vetë Parkun. "Në të njëjtin territor parashikohet ngritja e kompleksit të prodhimit të karburanteve BIO nga bimët eterovajore", theksoi Dhima. Ai sqaroi se Masterplani ka patur parasysh veçanërisht ruajtjen e mjedisit dhe pas një studimi të detajuar ekspertëve të kësaj fushe ministria e Mjedisit është shprehur me Deklaratën mjedisore përkatëse, duke kërkuar respektimin e standarteve evropiane në këtë fushë. Ruajtja e zonave arkeologjike, studimi sizmik dhe hidrogjeologjik si dhe integrimi funksional i zonës me pjesën tjetër të territorit kanë qenë disa nga argumentat e mbrojtura të Masterplanit të paraqitur dje para anëtarëve të KRRT së këshillit të qarkut të Durrësit. "Ky Masterplan është realizuar duke u mbështetur tërësisht mbi legjislacionin shqiptar", shtoi kryespecialisti Dhima duke shtuar se në varësi të zhvillimit të kësaj zone, tashmë janë përcaktuar "njollat" ku do të vendosen objektet e ardhshme, sipas destinacionit kryesor të tyre, por në dhënien e lejeve përkatëse gjithcka do të kryhet sipas legjislacionit shqiptar. Dhima tha se në bazë të detyrës së dhënë nga qeveria shqiptare ky Masterplan ka parashikuar një rrjet infrastrukturor mjaft të dendur, i cili kategorizohet si rrugë kombëtare dhe lokale e kategorisë së parë. Po ashtu janë parashikuar dhe pjesët hekurudhore, duke ofruar zgjidhje edhe për dy linja të tilla me urat përkatëse mbi lumin Erzen. Nga studimi i paraqitur në veri të kësaj zone pranë Lezhës kanë nisur kërkimet për naftë dhe gaz dhe rezultatet e pritshme mund ti shtojnë kapacitetet e ardhshme. Shfrytëzimi i gazit të lëngshëm për nevojat e popullsisë; koeficienti i shfrytëzimit deri në 70 për qind për ngritjen e objekteve; pronësia private mbi tokën buqësore me një pjesë shumë të vogël tokë truall kanë qenë disa nga elementët e tjerë të trajtuar në paraqitjen e specialistëve. Historia e zhvillimit të këtij territori që nga ndërtimi i rrugës Egnatia në shekullin e dytë e deri tani ka qenë shumë e lidhur me transportin e tregtinë si një arterie energjie e pandalshme. "Kjo është arsyeja që ky territory mund të jetë në të ardhmen një nga burimet më të rëndësishme të ekonomisë kombëtare", përfundoi Dhima. Drejtuesit e bashkisë së Durrësit dhe komunës së Katundit të Ri si dhe anëtarët e KRRT së qarkut kanë kërkuar më shumë detaje mbi rrjetin inxhinierik, problematikat mjedisore, pronësitë e territorit dhe përfitimet e popullatës. Ata më pas miratuan me shumicë votash Masterplanin e paraqitur, i cili do të kalojë për shqyrtimin përfundimtar në Këshillin e Rregullimit të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008