Miratohet projektligji për gjenocidin armen

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës ka aprovuar të enjten projektligjin që e cilëson si krim mohimin e Turqisë se vrasja e mbi një milionë armenëve nga Perandoria Osmane ishte gjenocid. Nuk pati numërim zyrtar të votimit, por ligjvënësit francez votuan vetëm me ngritje të thjeshtë duarsh.
Vrasje e armenëve Franca i ka njohur formalisht si gjenocid që në vitin 2001, por kjo nuk impononte asnjë dënim për ata që i mohonin ato.
Projektligji francez parashikon dënimin deri në një vit burg dhe një dënim prej rreth 45,000eurosh për ata që i mohojnë ose mundohen t’i minimizojnë vrasjet.
Masat tani i kalojnë Senatit, ku mundësitë për të kaluar mbesin të paqarta. Sipas armenëve në vitin 1915 nga Perandoria Osmane janë vrarë mbi 1.5 milionë njerëz.
Turqia ka paralajmëruar më herët se miratimi i projektligjit do të dëmtoj marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.