Miratohet projektligji për territorin
Kuvendi kishte dje një axhendë të ngjeshur teksa miratoi rreth 11 projektligje dhe vendime të qeverisë. Me 75 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi projektligjin "Për planifikimin e territorit. Po kështu, me 75 vota pro miratoi projektligjin "për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore eterovajore e tanifere natyrore". Me 73 vota pro dhe 3 abstenime ligjvënësit kaluan edhe projektligjin për sistemin e taksave vendore. Të gjitha këto nisma ligjore janë miratuar pa votat e opozitës, e cila ka bojkotuar seancën parlamentare.