E Diel, 1 Nëntor 2026

Surprizë në Lezhë, thyhet Dinamo

• Dinamo humbet në mënyrë të papritur ndaj Lezhës, duke i krijuar një mundësi shumë të artë Partizanit për t’iu afruar edhe më shumë kreut të klasifikimit.Një Dinamo e çoroditur dhe e interesuar më shumë për atë se çfarë ishte duke ndodhur në fushat e tjera me skuadrat e saj rivale, nuk ka qenë e aftë të dalë fituese nga fusha e Lezhës, një takim i lehtë në letër por që ka shqetësuar dinamovitët gjatë të gjithë dhjetë ditëve të fundit, edhe pse në fillim nuk kanë treguar shumë impenjim në fushë. Një ndeshje e dominuar në pjesën më të madhe të minutave nga djemtë e Ilir Dajës, por që në rastin e parë dhe të vetëm të vendasve kanë gabuar duke mundësuar golin e Ivanajt. Trajneri i bluve do të ishte shumë i ashpër me lojën e lojtarëve të tij në fillim të ndeshjes, edhe pse në fund do të shprehte kënaqësi për administrimin e të gjithë ndeshjes, edhe pse në fund nuk u shënua asnjë gol. Një humbje e Dinamos ajo e djeshme, që vështirëson garën e bluve drejt titullit kampion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›