E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si mund të mbrohesh nga hepatiti E

• Hepatiti E është një sëmundje inflamatore e mëlçisë, e cila mund të përhapet shumë lehtë nëpërmjet ujit të pijshëm dhe ushqimeve të kontaminuar.AIDA MALAJ Kjo formë hepatiti është shumë e ngjashme me atë A, por ka një specifikë, sepse mund të krijojë probleme madhore me dëmtime të mëdha të mëlçisë te gratë. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gastro-hepatologe, Edlira Elezaj (Ibra), shpjegon se si shfaqet, cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje:Si transmetohet hepatiti E dhe çfarë veçorish ka ky lloj hepatiti?Hepatiti E ngjason shumë me atë A, për shkak të mënyrës së transmetimit. Kjo bëhet kryesisht me rrugët fetal orale, veçse virusi E ka një specifikë, sepse mund të krijojë probleme madhore me dëmtime të mëdha të mëlçisë te gratë shtatzëna. Këta pacientë që kalojnë këtë infeksion nuk kanë risk për të kaluar në kronicizim, por ekziston risku për të bërë format e rënda.Infeksioni transmetohet duke pirë ujë apo ngrënë ushqime të ndotura me materiale fekale që përmbajnë virusin. Pasi gëlltitet, virusi që përthithet nga stomaku arrin në mëlçi nëpërmjet gjakut dhe riprodhohet në qeliza hepatike. Ushqimet “më të rrezikshme” janë frutat e detit të kontaminuar, që konsumohen të gjalla dhe perimet e paziera dhe të palara mirë. Sa është periudha e inkubacionit?Periudha e inkubacionit është 15-60 ditë me një mesatare prej rreth 40 ditësh.Si shfaqet, çfarë ankesash shfaq i sëmuri?Simptomat karakteristike janë: ikteri (zverdhja), dobësi e përgjithshme, temperaturë, dhimbje ambdominale dhe dhimbje kockash.Kush preket më shpesh, cilat grupmosha? Ky lloj hepatiti është vënë re se është më i shpeshtë te grupmoshat e mëdha, sesa te fëmijët.Si është ecuria e sëmundjes?Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik, por te gratë shtatzëna nuk janë të pakta rastet e formave fulminante.Si trajtohet ky lloj hepatiti?Nuk ekziston ndonjë terapi specifike për këtë sëmundje. Terapia bazohet në trajtimin simptomatik (antipiretik) dhe në mënyrën e ushqyerjes. Ushqimi duhet të jetë i pasur në kalori, me kripë, normalisht me yndyrna bimore dhe jo pikante. Gjithashtu duhet të mbahen parasysh rregullat higjieno-sanitare, si për të gjitha sëmundjet infektive. Si mund të parandalohet shfaqja e këtij hepatiti?Për këtë formë hepatiti nuk ka vaksinë. Kështu që parandalimi bazohet në respektimin e normave të zakonshme higjieno-sanitare. Duke shmangur kështu konsumimin e ujit dhe ushqimeve që mund të jenë të kontaminuara. Kështu duhet treguar shumë kujdes në konsumimin e perimeve dhe prodhimeve të detit të palara apo të pagatuara mirë. Masë parandalimi tjetër është konsumimi i ujit të dezinfektuar dhe shmangia e kontaktit me personat e infektuar. rrezikuFaktorët e riskut ushqyerja me ushqime të gjalla ose që nuk janë gatuar mirë; konsumimi i perimeve të gjalla dhe të palara mirë; nëse pini ujë që vjen nga burime të pasigurta nga pikëpamja mikrobiologjike; nëse laheni në zona të ndotura me fekale; nëse nuk respektoni masat higjienike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›