Miratohet struktura e Shqipërisë në NATO
TIRANË- Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO detyron shtetin që të bëjë edhe një ndryshim të lehtë strukturor, duke krijuar një përfaqësi të plotë në selinë e organizatës në Bruksel.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe struktura e re që do të ketë përfaqësia shqiptare.
Në krye të përfaqësisë duhet të jetë një ushtarak me gradë jo më të vogël se gjeneral major dhe zëvendësi i tij duhet të jetë me gradën kolonel.
Në total, shteti shqiptar do të ketë 13 ushtarakë që do ta përfaqësojnë në selinë e NATO-s. Të gjitha efektet financiare që lindin nga ky vendim, do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
STRUKTURA
Përfaqësues ushtarak në NATO, gjeneral major;
Zëvendës përfaqësues kolonel;
Oficer shtabi për inteligjencën nënkolonel;
Oficer shtabi për operacionet e stërvitjen nënkolonel;
Oficer shtabi për logjistikën nënkolonel;
Oficer shtabi për planifikimin nënkolonel;
Oficer shtabi për komunikim/standardizim nënkolonel;
Oficer shtabi për komitetet politiko-
ushtarake të NATO-s dhe koordinimin me
BE-në nënkolonel;
Oficer shtabi për mbrojtjen ajrore nënkolonel;
Specialist për administrim/financë/protokoll major;
Nënoficer për administrimin/sekretar/operator kapter;
Nënoficer për regjistrin, rrjetin e klasifikuar kapter;
Shofer/adjutant kapter.