Pse PS i uli kaq shpejt “pantallonat” para PD?
Martin Leka
Sot nuk e ndjejmë, po ndoshta as nesër. Ndoshta as në ditët në vazhdim. Por, që sot në mbrëmje, së paku nesër, Shqipëria jonë, të cilës si për ironi, i thonë “e dashur” edhe Berisha edhe Rama, do të jetë ndryshe. Do të jetë një tjetër Republikë Shqipëria, sepse Berisha e Rama kanë rënë dakord të jenë në një mendje me ndryshimet që do t’i bëhen Kushtetutës, themeleve të Republikës.
* * *
Po ta gjykosh drejt, qoftë dhe me pak “kontraversitet”, kryeministri është duke bërë politikën e vet, të ruajtjes së interesave, politikën e ruajtjes së pushtetit, politikën e evitimit të krizave të qeverisjes së tij (nuk ka “Gërdec” që e rrëzon këtë qeveri, Rama jo e jo), politikën e identifikimit të “kundërshtarëve” të tij, seriozë apo të shtirur dhe sigurisht, diversionin ndaj atyre që mendojnë se ka hierarki në respektimin e institucioneve (në rastin konkret, hierarkia “duhet të fillojë nga kryeministri, jo nga presidenti”?!...) Kjo në planin praktik, pasi në atë ideor apo moral, s’ka ujë që lan pisllëkun. Të gjithë e dimë se si Berisha dhe të tjerë pas tij vazhdimisht kanë deklaruar se qëndrimi i tyre i palëkundur është zgjedhja e kreut të shtetit nga populli. Atëherë çfarë ndryshoi dhe pse? Sigurisht, vetëm interesa të tjera, të kuptueshme e të nënkuptueshme, interesa që vetëm me idetë, moralin dhe programin e të djathtës nuk kanë pikë lidhjeje.
* * *
Problemi i vërtetë, nonsensus-i i konsensus-it qëndron pikërisht tek Partia Socialiste. “Arkivi” i lidershipit të saj është i mbushur me fjalor, anatema, fyerje e akuza kundër qeverisjes e Berishës si rrallë herë ndodh në politikë. Edhe dje, për të u tha se është kryeministri me bilancin më kriminal…
Por si ka mundësi që lidershipi socialist uli “pantallonat” përpara kundërshtarit “kriminal”?! Duket se vetëm interesat meskine, private të një grupi njerëzish të lidershipit të PS-së. Interesa të cilat fillojnë qysh nga interesa minore për një rrogë deputeti, gjer tek interesa madhore që fillojnë me interesin për të pasur një kryeministër të fuqishëm, të pakontrolluar, të qetë për të mbaruar mandatin e tij katërvjeçar, edhe sikur çdo muaj të bëjë nga një “Gërdec”.
Duket se në PS i kanë bërë llogaritë gabim. Nëse kjo do të ishte naivitet, “profesorët” duhet të vlerësohen me notë negative. Nëse është e qëllimtë, ata duhen ndëshkuar. Gjithsesi, rezultati pritet të mësohet vitin tjetër. Do të thotë se sipas logjikës politike, PS-ja nuk mund të fitojë zgjedhjet e vetme, pa LSI-në, Rama nuk bëhet kryeministër, socialistët mbesin në opozitë. Do të thotë se, Kryeministrin do ta kemi nga e djathta dhe ky pa diskutim do të jetë Berisha. Kjo është pikërisht “paja” që po i përgatit lidershipi i PS-së Berishës. Që fillon e mbaron me sistemin zgjedhor, me ndryshimet kushtetuese dhe me reduktimin absurd të votave që zgjedhin Presidentin e Republikës. President i cili, pas Topit, do të jetë një funksionar çfarëdo, një kukull, shkurt një punëtor partie. Nuk mund të jetë ndryshe një president që pas një gallate dy raundesh, do të zgjidhet me 70 plus një deputet. Një “fakir” më shumë se gjysma?!
* * *
Ajo që po thuhet shpesh, jo vetëm nga opinionbërës, por edhe nga juristë e konstitucionalistë, është fakti se ndryshimet në Kushtetutë janë jo vetëm të nxituara, por edhe të dëmshme për demokracinë. Shumë personalitete të ndryshme, politikanë, juristë, gazetarë, janë rreshtuar me mendime që janë diverse me atë që po bëjnë PD-ja e PS-ja së bashku.
Ajo që vërehet me keqardhje dhe për fatin tonë të keq është se politika në Shqipëri i ngjan një Reality-Show. Ku Rama e Berisha shahen, zihen e “rrihen” e pajtohen njëlloj si Mardiola nga Vlora me Ildën nga Tropoja…