E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëditë, gjendet një trup i pajetë në brigjet e lumit Fan

Policia e cila ndodhet në vendin ku u gjet kufoma bëri të ditur se trupi i pajetë është i seksit mashkull. Nuk dihet ende identiteti i personit të pagjetur pajetë në brigjet e Fanit pasi në rrobat e tij policia nuk gjeti asnjë dokument identifikimi 

MIRDITE-Një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në Reps të Mirëditës pranë lumit Fan. Policia e cila ndodhet në vendin ku u gjet kufoma bëri të ditur se trupi i pajetë është i seksit mashkull. Nuk dihet ende identiteti i personit të pagjetur pajetë në brigjet e Fanit pasi në rrobat e tij policia nuk gjeti asnjë dokument identifikimi. Janë lajmëruar banorët e zonës për të parë trupin e pajetë, pasi dyshohet se mund të jetë banor i atyre rrethinave. Policia ka nisur menjëherë nga puna për të zbuluar shkaqet e mundshme të vdekjes së shtetasit të gjetur pajetë pranë lumit Fan, Mirëditë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›