E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel Josa: Presidenti humbi besimin tek unë

 Emri i njohur i futbollit shqiptar, trajner me disa ekipe të njohura si Tirana, Vllaznia dhe Elbasani, detyrohet të largohet edhe nga pankina e ekipit të Teutës. Akordet e presidentit durrsak, Hasanbelliu, me kryeqytetasin e njohur u lidhën me 6 korrik 2009 dhe përfundimisht marrëdhëniet e tyre të punës shkëputen me 30 janar 2010. Shkak u bë humbja e Teutës në “Niko Dovana” me ekipin e origjinës së trajnerit, Tiranën. Teuta shfaqi dobësi në të gjithë sektorët dhe humbi një ndeshje që ishte strategjike për durrsakët. “Janë dashur të kalojnë disa orë pas përfundimit të ndeshjes Teuta–Tirana, që Hasanbelliu (presidenti i Teutës të më telefononte dhe të më pohonte shkurt: Jepni dorëheqjen! Kjo Teutë nuk duhet të vazhdojë kështu! Derisa ju si president i ekipit keni humbur besimin ndaj meje, atëherë është e kotë që të vazhdoj. T’i jemi mirënjohës njëri- tjetrit për bashkëpunimin dhe ju uroj ecuri të mbarë me cilindo që do të vijë pas meje. Unë punova me aq sa dita dhe me dëshirën e madhe për të lënë gjurmë. Le t’ia lëmë kohës ta çmojë këtë. Lashë një Teutë në ditë të mirë dhe të gatshme për të bërë më të mirën”, ka pohuar Josa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›