E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërtuesit, viktima e mungesës së tregut

04/02/2005  Më 2004, ata kanë punuar me 40 për qind të kapacitetit të firmave të tyre. Një shifër e vetme që mund të përkthehej thjesht fare në disa tregues të tjerë: sektori i ndërimit mund të kishte punësuar edhe tre herë më shumë punëtorë në vitin e kaluar, se numri i atyre që e mbajtën frymën dhe familjen me të ardhurat nga puna në ndërtim; se prodhimi i përgjithshëm kombëtar mund të kishte patur të paktën tre herë me shumë kontribut nga ky sektor; se klientët shqiptarë, në një vend ku problemi i strehimit është ende i tmerrshëm, mund të kishin mundësi të kishin një ofertë për banesën e tyre me kushte të paktën 30 për qind më mirë dhe lirë.

Edhe pse i vonuar, reagimi i Shoqatës së Ndërtuesve është shpresëdhënës për pjekjen e aktorëve shoqërore në Shqipëri dhe për aftësimin e tyre për të mbrojtur interesat e veta. Këto që po ngre sot Shoqata e Ndërtuesve ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Edi Rama, aktorë të tjerë shoqërorë kanë kohë që i thonë

Komuniteti më i organizuar i punëdhënësve shqiptarë është i ndërtuesve, ashtu sikurse është në të njëjtën kohë dhe sektori me zhvillimin më të madh sot, me ritmet me të larta të rritjes. Ndaj zëri i tyre, ka qenë dhe mbetet një nga zërat më parfaqësues të biznesit në Shipëri. Deklarata e fundit e aktivit të këtij komuniteti biznesi është një alarm i madh për të vlerësuar çastin ekonomik në Shqipëri, për të vlerësuar shkallën ku ka degraduar liria ekonomike në Shqipëri, shkallën ku pengesat administrative–korruptive kanë mposhtur të drejtën siparmarrjes, të drejtën e njerëzve për punë dhe të drejtën e klientëve për të gjetur një produkt me çmim më të lirë.

Morali i fabulës së deklartës së ndërtuesve shqiptarë është shumë i thjeshtë: MJAFT ME. Mjaft më pengesave administrave, mjaft më trafikut me lejet e ndërtimit, mjaft më vonesës së planit rregullues të Tiranës e kështu me radhë të gjitha ato “mjaft” që një sektor biznesi mund t’u thotë strukturave shtetërore.

Janë ata vetë që deklarojnë së vitin e kaluar, më 2004, ata kanë punuar me 40 për qind të kapacitetit të firmave të tyre. Një shifër e vetme që mund të përkthehej thjesht fare në disa tregues të tjerë: sektori i ndërimit mund të kishte punësuar edhe tre herë më shumë punëtore në vitin e kaluar, se numri i atyre që e mbajtën frymën dhe familjen me të ardhurat nga puna në ndërtim; se prodhimi i përgjithshëm kombëtar mund të kishte patur të paktën tre herë me shumë kontribut nga ky sektor; se klientët shqiptarë, në një vend ku problemi i strehimit është ende i tmerrshëm, mund të kishin mundësi të kishin një ofortë për banesën e tyre me kushte të paktën 30 për qind më mirë dhe lirë.

Ky është një interpretim joprofesionist, por mund të shkonim shumë më tej mbi dëmet që i shkakton këtij sektori dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi ky kufizim i tregut të ndërtimit.

Eshtë e qartë dhe pëshpëritet përditë në tavolinat tona; lejet e ndërtimit është një tmerr i vërtetë t’i marrësh; trafiku i elementëve që kanë të bëjnë me biznesin e ndërtimit, si projektimi, materialet me shumicë, janë futur në një rrjet të tillë trafiku influence sa është shumë shumë e vështirë të dalësh prej andej nëse nuk ryshfeton apo nëse nuk bëhesh pjesë e mekanizmit.

Por deklarata e aktivit të ndërtuesve nuk është veç maja e aisbergut të problemit të këtij sektori në Shqipëri, që ka filluar me kohë dhe tani vetëm se sa po piqet dhe po shpërthen. Shumë e shumë të tjerë, sesa anëtarësia e deritanishme e shoqatës së ndërtuesve, kanë falimentuar me kohë, ose kanë ikur nga Shqipëria, ose kanë ndërruar biznes. Tanimë edhe këtyre që kanë mbijetuar kanë filluar t’u shfaqen probleme serioze. Imagjoni atë “shumicë të heshtur” të biznesit të ndërtimit që nuk ka mbërritur dot deri më 31 janar të vitit 2005, por ka falimentuar që më parë, për shkak pengesave administrative.

Edhe pse i vonuar reagimi i Shoqatës së Ndërtuesve është shpresëdhënës për pjekjen e aktorëve shoqërorë në Shqipëri dhe për aftësimin e tyre për të mbrojtur interesat e veta. Këto që po ngre sot shoqata e ndërtuesve ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Edi Rama, aktorë të tjerë shoqërorë kanë kohë që i thonë.

Një makanizëm i shtrembër, një makanizëm klientelist, një mekanizëm që trafikon lejet e ndërtimit, sheshet, projektet e ndërtimit, është i keq në vetvete. Edhe pse ndokush ka përfituar në një kohë të parë, vjen një moment që mekanizmi ha vetveten dhe kthehet tanimë kundër edhe “pakicës”, jo thjesht kundër “shumicës”, sikurse ishte që në fillim. Ky është dhe rasti i shoqatës së ndërtuesve dhe aktorëve të saj kryesorë. Në një kohë të parë, ata nuk mbështetën ato aktorë shoqërisë që folën për të drejtat e tyre, për të drejtat e të gjithëve, por heshtën, ose u shndërruan në fasadë të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Derisa një ditë, mekanizmi mbërrin dhe në “kockën” e tyre.

Një leje ndërtimi nuk është dhe nuk duhet të jetë më një “favor” i askujt. Një leje ndërtimi është një e drejtë e biznesit, është një liri themelore ekonomike.

Nndërtuesit shqiptarë kanë nevojë të mbështeten fort këtë radhë nga aktorët e tjerë shoqërorë, media, opozita etj. Edhe pse këta të fundit nuk e mbështetën median dhe opozitën disa kohë më parë për të njëjtat probleme. E rëndësishme është që ndërtuesit janë bërë të qartë se duke iu servilosur, duke ryshfetuar administratën e Bashkisë së Tiranës, kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, jo vetëm që nuk kanë zgjidhur punët e tyre, por kanë krijuar një model, që i ka shndërruar në viktima tanimë të gjithë pa përjashtim. “Muri kinez” i Bashkisë së Tiranës duhet të çmontohet nga vinçat, kazmat dhe lopatat e kantiereve pa punë të ndërtuesve shqiptarë. Janë thjesht duke kërkuar jo ndonjë favor, por një të drejtë. Në emër të vetes dhe në emër të shoqërisë. Liria ekonomike, si për gjithçka edhe për ndërtuesit duhet të jetë më në fund një liri e prekshme, jo një “kambial” që e lëshon Bashkia e Tiranës me firmën e zgjatur të kryetarit të saj “E”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›