E Diel, 1 Nëntor 2026

Miss Belgjika shkel flamurin kombëtar

Autori i Lajmit: RedaksiaBelgjikë - Ka fituar admirimin e të gjithëve fal bukurisë dhe është shpallur Miss Belgjika 2010, por një foto i ka shkaktuar një kritikë të ashpër të opinionit publik. Bëhet fjalë për vajzën e re Cilou Annys, e cila 10 janarin e shkuar u shpall miss Belgjika në konkursin kombëtar të bukurisë. Në revistën “P-magazine” nën shoqërinë e drejtuesit politik të komunitetit flamand, Bart de Vever, shumë të kontestuar nga komuniteti i qytetarëve frankofonë, ajo pozon duke shkelur flamurin belg. Kjo nuk mund të kapërdihej lehtë nga një vend që është i ndarë historikisht në flamandët, që flasin gjuhën holandeze dhe valonët, komuniteti frankofon, kështu që ky imazh ka shkaktuar një debat të gjerë në vendin e ulët. Sipas një sondazhi të fundit, 75 për qind e qytetarëve frankofonë e konsideron të drejtë heqjen e çmimit “Miss Pavarësia” dhe për tia akorduar një tjetër vajze konkurrente në konkursin e bukurisë. Valonët, në fakt mendojnë se kurora nuk mund ti dorëzohet një personi që ka shkelur flamurin kombëtar, pa i dhënë asnjë ndjesi. Pjesa më e madhe e medies është dakord që fotoja në kopertinën e revistës është antiligjore dhe provokative. Në fund të shpatullave të De Veverit lexon: “Belgjika është vendi më i gabuar i botës”. Menjëherë sapo mësoi se kishte shkaktuar një polemikë të jashtëzakonshme, e reja, Anyys kërkoi menjëherë ndjesë. E ftuar në një emision radiofonik, missi deklaroi se ajo ishte gënjyer nga udhëheqësi flamand për tu fotografuar në një pozicion të tillë. Më pas ajo deklaroi se e donte pafundësisht vendin e saj (Belgjikën) dhe se ishte krenare që ishte belge. “Nuk mund të gjykohet një imazh pa vlerësuar më parë kontekstin”, - u shpreh bukuroshja belge. “Unë nuk kam dashur asnjëherë të ofendoj dikë, dhe kush lexon artikullin e kupton menjëherë atë që ndiej”. Vjen dhe sulmi kundër liderit flamand: “Mua nuk më intereson fare, Bart de Vever. Ai është kundër Belgjikës, ndërsa unë pro saj. Unë i dua si valonët ashtu edhe flamandët. Ne jemi të gjithë belgë dhe jemi të kënaqur për këtë”.
Ky lajm është publikuar: 26/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›