Miss Tirana arrin në edicionin e saj të dhjetë
Miss Tirana hyn këtë vit në edicionin e 10-të saj. Konkursi i bukurisë i cili për vite me radhë ka shfaqur bukurinë tiranase, në datë 20 dhjetor do të kurorëzojë edhe më të bukurën e këtij viti. Miss Tirana këtë vit do të shfaqet me një koncept të ri. “Ky eveniment do të vijë me një pritje të magjishme, ku të gjithë vajzat për herë të pare, dhe kuriozitetin e publikut shqiptar do të zbresin nga një makine luksoze në qendër të Tiranës dhe do të parakalojnë në tapet të kuq. Dhe e veçanta do të jetë që është konceptuar në formën e një musicali me dy akte, akti i parë do të jetë jo thjesht sfilata por dhe materiale koreografike”, është shprehur organizatori Alban Karabashi. Në këtë eveniment përveç çmimit të madh, do të jepen edhe çmime të tjera si Miss Ekrani, Miss Miqësia, Miss Eleganca, Miss Kinemaja etj.
17 Dhjetor 2009