Rihana, nudo për të shitur albumin e ri
Shitjet e albumit të ri ”Rated R” shkojnë keq? Në Shtetet e Bashkuara, kënga e Rihanës klasifikohet në vendin e 16-të, dy javë pasi ka dalë në shitje dhe për këtë arsye këngëtarja “nxjerr thonjtë” dhe zhvishet... Ja ku e shohim në numrin e Janarit të revistës “GQ”, të realizuar nga Majkëll Thompson. Por kjo nuk është e gjitha. Nëse nuk ju mjafton ta admironi me gjoksin e zbuluar, do të keni mundësi ta shihni edhe në videon e realizuar për këngën e re ”Hard”. Intervista me këngëtaren u bë e mundur pas shumë telasheve, pasi Rihana tashmë dihet se pëlqen t’i bëjë gazetarët ta presin, por nuk nguron të shprehet për historinë e dhimbshme me ish-të dashurin Kris Braun: Nuk besoj se do të mbetemi miq pas asaj që ndodhi, mbase pas dhjetë vjetëve, po... Por, sigurisht jeta ime nuk mbështetet në faktin se do të kthehemi të jemi miq ose jo. Në jetë ka njerëz që të duan, të urrejnë dhe të gjykojnë për atë që ke bërë. Përveç këtyre ka një grup njerëzish, të cilëve nuk u intereson absolutisht të dinë se çfarë të ka ndodhur”.
Lindsi Lohan
Në kurs edukimi për alkoolin
Gjykatësit kanë thënë se Lindsay Lohan duhet të ndjekë kurse për edukimin rreth alkoolit. Aktorja e filmit “Mean Girls”, e cila është në lirim me kusht për dhënie të makinës nën ndikimin e alkoolit, është urdhëruar nga gjykatësit të ndjekin disa kurse rreth alkoolit. “Urdhëroj që kjo duhet të bëhet. Tashmë ka kaluar shumë kohë. Kjo duhet të jetë prioriteti kryesor, pa marrë parasysh nëse ajo ka punë të tjera ose jo, ose diçka tjetër vjen në radhë të parë. Kjo duhet të bëhet një herë në javë”, ka thënë gjykatësja. Koha e fundit për Lindsi Lohan të përfundojë programin gjashtëmujor të edukimit është 15 korriku i vitit të ardhshëm. Më herët, aktorja është ankuar se për shkak të impenjimeve në punë, nuk mund të ndjekë kurset në fjalë.
17 Dhjetor 2009