E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale dy grave, rrahën me grushte kunatat

Katër kunata kanë përfunduar në polici, pasi janë zënë me njëra-tjetrën. Ato janë përleshur në dy raste të ndryshme, ku dy prej tyre do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për rrahje të kunatës "rivale". Sipas policisë, ngjarjet ndodhën përkatësisht te rruga "Gjergj Legisi" dhe në fshatin Bulticë të Tiranës. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se nga Komisariati Nr. 3 u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë Fatime H., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas hetimeve, më datë 05 tetor, në orën 21:30, në rrugën "Gjergj Legisi", për motive të dobëta ka goditur me grushte Klodiana H., 36 vjeçe. Gjithashtu, nga Komisariati Nr. 6 u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë Nexhmije N., 45 vjeçe, banuese në fshatin Bulticë. Sipas të dhënave hetimore, dy ditë më parë, rreth orës 11:00, në fshatin Bulticë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen Naile N., 35 vjeçe. Të dyja rastet iu referuan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›