E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kundër qendrave të votimit te privatët

 

Për të tretën ditë radhazi KQZ-ja është përfshirë në debatin e vendndodhjes së Qendrave të Votimit në ambiente private apo në saktësimin e tyre. Partia Socialiste akuzoi Ministrinë e Brendshme dje se ka sjellë konfuzion në lidhje me ndarjen e KQV në shkallë vendi, duke sjellë të dhëna të tjera dhe se kërkon ngritjen e tyre mbi bazën të dhënave të sakta. “PS-ja nuk do të çojë komisionerët e saj në Qendrat e Votimit të prodhuara artificialisht në rast se ato nuk i përputhen realitetit të të dhënave që kanë KZAZ-të”, deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj. Sipas të dhënave të paraqitura edhe nga vetë KQZ-ja dhe nga Drejtoria e Gjendjes Civile, rezulton se 31 Qendra Votimi janë bashkuar dhe se janë shtuar 4 të tilla nga ana e njësive të qeverisjes vendore. Nisur nga këto debate, KQZ-ja e shtyu vendimin për QV private për ditën e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›