E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, dy herë në listat e zgjedhësve

 

TIRANE - Iva Zajmi, zëvendësministria e Brendshme për antitrafiqet, rezulton të jetë regjistruar dy herë në listat e votuesve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Me anë të një kërkimi të thjeshtë në ueb-siten e Ministrisë së Brendshme, qytetarja Iva Zaimi, atësia e të cilës është Adem, datëlindja 16 shtator 1973 rezulton të jetë regjistruar dy herë. Në regjistrimin e parë, Zajmi mban kodin shifror 374-17400-065 dhe do të votojë në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hoxha Tasin”, e cila i përket Njësisë Bashkiake numër dy të kryeqytetit. Po kështu në regjistrimin e dytë zëvendësministrja Iva Zajmi, e cila ka të njëjtën atësi dhe datëlindje si në regjistrimin e mëparshëm, mban kodin shifror 377-18401-025 dhe do të votojë në shkollën “Vasil Shanto”, e cila ndodhet në territorin e njësisë Bashkiake numër pesë të Tiranës. Rasti i zëvendësministres nuk është i vetmi i përsëritur në listat e zgjedhësve. Janë dhjetëra persona të cilët kanë ndryshuar vendbanimet, ndërsa zyrat e gjendjeve civile nuk u kanë pasqyruar ndryshimet. Informatizimi i Gjendjeve Civile ka bërë që kjo kategori qytetarësh të kenë mundësi tërheqje dokumentacioni më tepër se një vend. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›