E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, dy shpërthime në dy ditë

Policia e Kosovës bëri të ditur se dje, në orët e para të mëngjesit, në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një veture. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Sami Mehmeti, tha se aktualisht nuk ka informata nëse vetura i takonte Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ashtu siç kanë njoftuar mjetet serbe të informimit. Incidenti i djeshëm pason atë të një dite më parë, në lagjen "Kodra e Minatorëve", në veri të qytetit, kur në oborrin e shtëpisë së një pronari shqiptar është hedhur një mjet shpërthyes. Zëdhënësi i policisë tha se në të dyja rastet nuk ka pasur të lënduar dhe nuk dihen as autorët e këtyre veprave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›