Mitrovicë, plagoset i riu serb, protestojnë bashkatdhetarët e tij
Mitrovicë -Gjatë orëve të darkës të mbrëmjes së shkuar janë regjistruar të shtëna armësh zjarri dhe flakë në qytetin verior të Kosovës në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka njoftuar se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar si të dyshuar për këtë sulm, ndërsa po tentonin të iknin nga vendi i ngjarjes. Sipas zëdhënësit Hoti tek ata ështe gjetur një thikë, me të cilën policia beson se është plagosur i riu serb. Të ndaluarit e policisë po mbahen në ambientet e paraburgimit.
Plagosja e të riut serb, ka bërë të bashkëkombas të tij të dalin në rrugët e Mitrovicës, duke i vënë zjarrin makinave dhe lokaleve, pronë e shqiptarëve, në Lagjen e Boshnjakëve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe forcat e policisë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcës paqeruajtëse të NATO-s për të mos lejuar përshkallëzimin e gjendjes.
Ndërkohë një grup tjetër i serbëve është mbledhur në shenjë proteste edhe para zonës të quajtur 'Tre Rrokaqiejt', ku jetojnë disa familje shqiptare. Policia thotë se situata në veri të Mitrovicës është e tensionuar, por nën kontrollin e autoriteteve të rendit. Lagja e Boshnjakëve në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës kohëve të fundit është përfshirë nga një numër incidentesh të motivuara etnikisht.
Tensionet në veri të Kosovës janë ngritur ndjeshëm pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, që kundërshtohet fuqishëm nga serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar. bbc