E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarcenberg: Kosova në BE pas shumë kohësh

Pragë -Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është çështje e ditës së nesërme."Duhet të jetë e qartë se derisa Kosova të hyjë në BE do të kaloj edhe shumë kohë"-tha ministri Shvarcenberg, vendi i të cilit prej 1 janarit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Duke folur për misionin EULEX në Kosovë, Shvarcenberg u deklaroi mediave të Beogradit se është me rëndësi që "ky mision të funksionojë".

Shvarcenberg theksoi se detyrë e vendit që e kryeson BE-në është që ta ndihmojë EULEX-in që"në Kosovë të zhvillohet shtet i vërtetë ligjor, qeverisje e mirë dhe e drejtë". Gjithashtu edhe kryeministri Mirek Topolonek si një nga axhendat thelbësore ballkanike të presidencës çeke ka paralajmëruar edhe misionin EULEX në Kosovë. qik/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›