"Mjaft!": Duhet gjithëpërfshirje
Lëvizja "Mjaft!" konstatoi dje se mbledhjet e Komisionit Kuvendor për Reformën Zgjedhore janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Në një komunikim me median, ata sqaruan se përfaqësimi politik në këtë komision është kufizuar në forcat kryesore politike. "Ajo çka do të ishte më e mira për një vend të qytetëruar është skenari në të cilin politika nuk ka pjesë në menaxhimin e zgjedhjeve, por menaxhimi kryhet nga entitete jopolitike", mendon lëvizja. Teksa shton se si në çdo vend civil, mospërfshirja e politikës në këto komisione do të ishte garanci për një demokraci të zhvilluar dhe standarde zgjedhore të pranuara nga të gjithë. Gjendur para një situate të tillë, qëndrimi i lëvizjes "Mjaft!" nuk është centralizimi, por decentralizimi i këtij pushteti.