Veliaj: Berisha, një ndotje akustike
Erion Veliaj deklaroi dje se Kryeministri ishte i trembur nga e vërteta për çështjen "Fazliç". Sipas tij, Berisha zgjodhi që, në vend që t‘i përgjigjej qytetarëve të tij në lidhje me aferat korruptive, të vijonte fjalimet e pafundme si në kohën e qëmotit. "Ajo që ndodhi dje, ishte prova e qartë që Kryeministri dhe njerëzit e tij nuk kanë asnjë mbrojtje për veprimet e tyre, kjo është e vetmja mënyrë që zoti Berisha nuk i përmendi as emrin personit për të cilin u organizua mocioni i debatit dhe nuk ju përgjigj asnjë pyetjeje, e cila u ngrit me rastin e mocionit", tha Veliaj. Sipas tij, problemet janë të trashëguara nga këta kryeministra dhe ish-kryeministra.