Rama takon shefin e diplomacisë së Parlamentit britanik
Në ditën e dytë të vizitës në Londër, lideri i opozitës, Edi Rama, ka zhvilluar disa takime me parlamentarë britanikë. Rama është pritur në një takim të veçantë nga deputeti Mike Gapes, kryetar i komisionit të jashtëm parlamentar. Gapes në fillim të takimit ka kërkuar nga Rama të mësojë rreth situatës aktuale në vend dhe zhvillimeve më të fundit politike. Kryetari i PS-së, Edi Rama, i ka bërë një rezyme të gjatë zhvillimeve më të fundit, duke e vënë theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë. Rama ka shprehur nevojën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar domosdoshmërinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe përfundimin e regjistrit elektronik të votuesve.
Gapes e ka falënderuar Ramën, si lider i opozitës, për maturinë politike të treguar gjatë fazës së marrjes së ftesës për në NATO dhe ka theksuar rëndësinë e çuarjes deri në fund të reformave në vend, duke u ndalur te reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.
Dje në mbrëmje, Rama mbajti një referat në Universitetin e Oksfordit me temë: "Imazhi dhe realiteti në Shqipëri". Ndërkaq, kreu i opozitës, Edi Rama, në një intervistë të dhënë për seksionin shqip të BBC-së, theksoi se "të gjitha partitë do të votohen më vete, qofshin të majta apo të djathta, të qenurit në koalicion nuk do të thotë që do të ketë një votë të përbashkët. Votat do të jenë të përveçme dhe qofshin në koalicion apo jo, do të kërkojmë votën për Partinë Socialiste, për programin e saj, për një mënyrë të re për ta qeverisur Shqipërinë dhe votuesit të zgjedhin atë parti që u garanton më shumë ndryshimin, më shumë lidhjen mes fjalës dhe veprës, u garanton më shumë të sotmen dhe të nesërmen, për veten dhe fëmijët e tyre".
Rama ka shprehur nevojën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar domosdoshmërinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti