“Mjegull”, pas Kremlinit, Teodor Laço zbardh luftën italo-greke
Studiuesi dhe redaktori i librit Behar Gjoka, tregon mbi risitë dhe vlerat e librit të ri. Romani i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Tirana Times” kushton vetëm 1 mijë lekë
Petrika GROSI
Pas dy librave të botuar në fund të janarit të këtij viti, “Një dritare në Kremlin” dhe “Vrasja e buzëqeshjes”, shkrimtari, dramaturgu dhe publicisti i njohur, Teodor Laço, propozon sërish një titull të ri në vitrinën e librit shqiptar. Romani “Mjegull” vjen si botim i “Tirana Times” (343 faqe) dhe kushton vetëm një mijë lekë. Për të gjithë ata që e kanë lexuar, e natyrisht, për ata që do ta lexojnë, befasia nis që nga linja subjektore e veprës, e cila i qëndron korrekte situatës së një lufte disa vjeçare, në rastin konkret lufta italo-greke. Një luftë krejt absurde, ku lexuesi përballet me një realitet që vjen nëpërmjet një rrëfimi të zhdërvjelltë e të gërshetuar të natyrës klasike, me atë moderne. Vlerë më vete, padyshim që përbën edhe gjuha e autorit; e sigurtë, në mënyrën se si i prezanton ngjarjet, se si vizaton personazhet, se si zbulon perden prapa mjegullës së luftës italo-greke, si dhe leksiku herë italisht e herë greqisht, që krijon sfondin historik e linguistik të vetë kohës. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të mbetur enigmë, e sidomos për vlerat letrare, kemi të bëjmë me një libër që shënon një kontribut cilësor në shkrimin e romanit, jo vetëm të Laços, por dhe të letrave shqipe në periudhën e pas viteve ’90. Siç tashmë lamë të kuptohet, në qendër të romanit “Mjegull” të Teodor Laços, vendoset momenti historik i luftës italo-greke, por ajo që e bën dhe më interesant e të lexueshëm me kërshëri këtë roman është fakti se për herë të parë në letrat shqipe, një shkrimtar prek këtë moment të mbetur të paqartë deri dhe për historiografinë tonë. Redaktori i librit, studiuesi i mirënjohur Behar Gjoka, thotë për gazetën “Albania” se “Autori ka vënë përballë njëri-tjetrit italianët dhe grekët. Padyshim, luftimet janë të ashpra, janë dhënë të tilla që zbulojnë për herë të parë atë përplasje absurde që ndodhi në trojet shqiptare dhe ku shqiptarët nuk është se e nxitën, nuk është se shpëtuan nga fatkeqësitë prej kësaj lufte, përkundrazi, edhe sot e kësaj dite ka mjegull, paqartësi, për këtë moment historik.” Dhe ata që vuajnë pasojat pa qenë shkaktarë janë sërish shqiptarët, të ndodhur në mes të dy zjarreve... “Është ky moment që me shumë kurrajë dhe me mjeshtëri artistike fokusohet nga autori në faqet e romanit më të ri. Vetë titulli, ‘Mjegull’, një metaforë e simbol i qartë, shpjegon shumëçka nga ai keqkuptim dhe absurditet që i ka rrënjët te Lufta II Botërore.” –tregon Gjoka, i cili gjithashtu shton se “Meritë tjetër e veçantë e romancierit Laço është fakti që ai zbulon te talianët, grekët por edhe te shqiptarët, të gjitha dritë-hijet, duke realizuar kështu përmes faktologjisë artistike një ndriçim që ende nuk e ka bërë as historiografia, të atij momenti absurd dhe që vijon të mbajë rretë në qiell.” Ngjarjet e romanit janë vendosur në rrethinat e Korçës, vendlindja e autorit, por herë pas here lëvizin në të gjithë gjatësinë e kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë. “Mbase, vendosja në vendlindjen e autorit, lidhet me rrafshin e një përjetimi të hershëm të tij, të asaj lufte të përçarë që ndodhi në fëmijërinë e largët dhe fanitjet e dikurshme, tashmë shpërfaqen me kulmin e paanësisë dhe me një mjeshtëri letrare të admirueshme.” –shton Gjoka. Sipas tij është paanshmëria autoriale, ajo që i jep romanit “Mjegull” disa atribute; Së pari, të një dëshmie reale të luftës italo-greke, ku shqiptarët janë në mes dhe e pësojnë prej këtyre luftuesve. Së dyti, të një dëshmie, si mësim historik, se aksidentet dhe absurdet që ngjasin në këto hapësira nuk kanë mundur të prishin harmoninë ndërnjerëzore, qoftë edhe midis grekëve e shqiptarëve, shqiptarëve dhe italianëve, italianëve dhe grekëve... sepse lufta ishte një mallkim për të gjithë. Së treti, një dëshmi letrare, ku jeta lëviz nën rritmin e luftës, vrasjes, gjakut, tmerrit të mungesës të së nesërmes, kjo e realizuar përmes një rrëfimi befasues. Janë këto atribute, padyshim edhe të tjera, të pranishme në faqet e romanit të fundit të Laços, të cilat zgjojnë dëshirën për të prekur në njollat e errëta, tashmë vetëm me kamerën e shkrimtarit që zbulon hijet, përndrit dritën dhe vendos ekuilibër shpirtëror.
19 Qershor 2009