E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia ligjore bllokon gjykatën, nuk janë paguar aktet e ekspertimit

Përplasja

Pas rebelimit të avokatëve kryesisht që kërkonin përfitimet për çdo seancë gjyqësore, tashmë Mjekësia Ligjore ka bllokuar dhjetëra procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, me pretendimin se nuk janë likuiduar pagesat për aktet e ekspertimit. Aktet janë sirtarët e këtij institucioni megjithëse janë kryer. Ekspertët deklarojnë se nuk mund t’i paraqesin në gjykatë pa firmën e titullarit, Besim Ymaj, i cili i ka bërë me dije gjykatës se nuk do të dorëzojë aktet e ekspertimit pa u bërë më parë pagesa përkatëse. Një dosje është zvarritur prej dy muajsh për mungesën e një akti të ekspertimit dhe gjyqtari i çështjes Gerd Hoxha tha se në këtë mënyrë shkelen të drejtat e të akuzuarve. Prokurori i çështjes, Arben Nelaj, i kërkoi gjykatës që të njoftohet për këtë ngërç edhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, ndërsa gjykata tha se do të bërë verifikime për këtë rast dhe më pas pritet të kërkojë një hetim ndaj drejtorit të institutit të mjekësisë ligjore. Krahas këtij gjyqi, burime nga gjykata thanë se një pjesë e mirë e proceseve kanë dështuar, pasi është vonuar akti i ekspertimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›