Mjekët: U kemi marrë para pacientëve
11/03/2010 Pendohen katër mjekët e maternitetit “Kiço Gliozheni”. Petrit Rexhepi e Nilke
Ferhati s’pranojnë akuzën
Akuzohen për korrupsion. Gjyqi do të zhvillohet me dy procese. Mjeku e mamia në dorë të Arjan Aliajt
TIRANE- Katër nga 6 mjekët e maternitetit “Kiço Gliozheni” që akuzohen nga Prokuroria për korrupsion, kanë pranuar krimin duke i kërkuar togave të zeza gjykim të shkurtuar, ndërsa për dy prej tyre gjykimi do zhvillohet i zakonshëm. Të pandehurit Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reçi dhe Renata Turhani, janë shprehur para gjykatës se u kishin marrë para pacientëve në këmbim, të shërbimeve mjekësore që ata kryenin. Gjykimi i shkurtuar do ndikojë në ¼ e uljes së masës së dënimit. Të sipërcituarit kanë pranuar aktet hetimore të kryera nga prokurori i çështjes Madrit Kullolli, i cili ka dokumentuar me prova konkrete disa episode, ku bluzat e bardha shfaqeshin duke u marrë shumë të konsiderueshme financiare pacientëve që kuroheshin në maternitetin “Kiço Gliozheni”. Të vetmit që s’kanë pranuar akuzën e organit të akuzës janë mjeku Petrit Rexhepi dhe mamia Nilke Ferhati. Ata kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, pasi pretendojnë se nuk i kanë marrë para asnjërit prej pacientëve. Mirëpo të kundërtën flasin, përgjimet e Prokurorisë, të cilat tregojnë Rexhepin duke i marrë të afërmit të një pacienteje, shumën prej 150 mijë lekësh të vjetra. Këtë episod dhe disa të tjerë mjeku së bashku me maminë Nilke Ferhati, e kanë argumentuar duke thënë se ata janë provokuar me qëllim arrestimin e tyre në flagrancë. Nisur nga kjo situatë, gjykata vendosi ndarjen e çështjes në dy procese, ku në njërin do gjykohen katër të pandehurit që pranuan autorësinë e krimit, dhe në tjetrin dy të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Nilke Ferhati. Aktualisht ndaj këtyre të fundit është hedhur shorti elektronik, ku gjyqtar kryesor është zgjedhur Arjan Aliaj. Gjatë hetimeve Prokuroria ka konstatuar se gjashtë mjekët e maternitetit “Kiço Gliozheni”, u bënin “presion” pacientëve se gjoja gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte e mirë, dhe për pasojë procesi i lindjes duhet të kryhej me operacion në mënyrë që të mundësohej lindja e sigurt e fëmijës, si dhe pacientja të gëzonte shëndet të plotë. Ky proces bëhej vetëm atëherë kur të afërmit e pacientit të paguante shumën e parave prej 700 mijë lekësh të vjetra. Personit që ju kërkua kjo shumë financiare, vendosi të mos i japë “ok” ofertës së mjekëve, por të paraqitet në polici dhe të denoncojë aferat korruptive të bluzave të bardha, të cilat në një farë mënyre duket se kishin privatizuar maternitetin.
Punësimi i të akuzuarve për korrupsion
Pas arrestimit, Lefter Mano
rikthehet sërish në punë
Megjithëse është akuzuar për korrupsion, mjeku Lefter Mano dhe disa të tjerë sërish janë në detyrën e tyre. Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë maternitetit “Kiço Gliozheni”, të cilat thanë se pas arrestimit Manos i është besuar i njëjti funksion që ka pasur. Mësohet se organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, por kjo kërkesë u rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila vendosi lënien në arrest shtëpi. Pa kaluar shumë nga ky vendim, Mano së bashku me pesë të pandehurit e tjerë kërkuan lirinë në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit jo vetëm që i liroi, por një pjesë të tyre i riktheu sërish në funksionet që ata kishin pranë maternitetit. Ky nuk është rasti i parë që sistemi gjyqësor kthen në punë personat që janë të akuzuar nga Prokuroria për korrupsion. Shumë raste të tjera tashmë janë bërë precedentë, për personat që arrestohen për të njëjtën vepër penale.