Mjekët, dështon reforma për rishpërndarjen në rrethe
Rreth 800 mjekë në një spital me kapacitetin maksimal 1600 shtretër.
zirina llambro
Një prej bluzave të bardha i bie të ofrojë shërbim për 2 pacientë. Spitali "Nënë Tereza" në kryeqytet është i super dyndur nga mjekët. Të gjithë, edhe të rinjtë sytë i kanë drejtuar aty. Tjetër panoramë ofrohet në spitalet, apo qendrat shëndetësore në rrethe. Në shumë prej tyre mungon plotësisht shërbimi i bluzave të bardha. Gjithçka në kurriz të të sëmurëve. Por ndërsa statistikat dihen, në 3 vitet e fundit reforma që do të zbuste raportet nuk ka bërë asnjë hap përpara. "Rishpërndarja e mjekëve në rrethe", aq shumë e përfolur qoftë nga ish-ministri i Shëndetësisë, qoftë nga ai aktual ka mbetur në letër. Sa herë pyet në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjigjja që merr është: "Kemi evidentuar rrethet ku mungon stafi i mjekëve dhe në vijim do të merren masat e duhura". Por për të përfunduar këtë "fazë" të reformës koha ka qenë mëse e mjaftueshme. Në të tilla kushte nëse një qytetar në rrethet e largëta ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, është e pamundur ta marrë. Pasojat shpesh janë fatale. Ndonëse është cilësuar një ndër pikat kyçe të reformimit të sistemit shëndetësor, asgjë nuk është bërë për të ndryshuar situatën. Këtë pohojnë për gazetën edhe burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë. "Dosjet dhe analizat në terren ekzistojnë, por nuk ka ndonjë plan konkret si do t'i jepet zgjidhje mbingarkesës me mjekë në spitalin më të madh në vend dhe mungesave në rrethe", pohuan burimet. Ata nënvizuan se, nuk çalon vetëm këtu mënyra si janë shpërndarë mjekët. Në spitalin më të madh të vendit ka fluks të tyre, por gjithçka është e përqendruar në duart e një grupi tejet të vogël mjekësh. "Në shumë shërbime janë shefat dhe një pjesë e vogël e stafit që mbajnë gjithë aktivitetin e pavijonit, shumë mjekë të rinj as që nuk lejohen të vizitojnë, apo të hyjnë në sallë", sqaruan burimet nga ministria. Por, në kolapsin që ka përfshirë sot shëndetësinë shqiptare, rëndësia e kësaj reforme ka rënë ndjeshëm, pasi ka çështje akoma dhe më jetike për të cilat nuk po ofrohet asnjë zgjidhje.