Mjekët e shkollave, riorganizohet shërbimi shëndetësor
Ministri Vasili miraton paketën promovuese të shërbimit shëndetësor në shkolla
Jonida Tashi
Riorganizohet shërbimi shëndetësor në shkollat e arsimit parauniversitar. Falë riorganizimit të këtij shërbimi pritet të marrë fund pasiviteti dhe vegjetimi i mjekëve në shkolla, për të cilët tashmë kanë dalë disa detyra të reja shëndetësore. Në kuadër të riorganizimit të këtij shërbimi, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka miratuar së fundi paketën promovuese të shërbimit shëndetësor në shkolla, e para që pas vitit 1998. Miratimi i kësaj pakete shënon një riorganizim thelbësor të rolit të mjekëve dhe punonjësve të tjerë të shëndetësisë që kujdesen për shëndetin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin, duke bërë të mundur demotivimin e pasivitetit dhe vegjetimit dhe duke i hapur rrugën e duke i dhënë ritmin e sensin e qartë një shoqërie europiane, e cila parandalimin e ka kredon dhe themelin e saj.
Paketa
Paketa promovuese përmban 12 çështje të punuara sipas një modeli, me mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku cilësohen qartë për çdo çështje aktivitetet edukuese dhe mjekësore si të mjekut, ashtu dhe të infermierit, stomatologut dhe psikologut. Më konkretisht, 12 çështjet e përfshira në paketën promovuese shëndetësore janë: dhuna (e lidhur ngushtë me dhunën në familje dhe në shoqëri); aksidentet dhe traumat (veçanërisht informimi dhe edukimi mbi Kodin Rrugor); shëndeti mendor dhe mirëqenia psikologjike; zhvillimi dhe rritja e shëndetshme; ushqyerja e shëndetshme; fëmijët me nevoja të veçanta (fëmijët me aftësi të kufizuar dhe sëmundje të caktuara kufizuese etj.); sëmundjet kronike (astma, diabeti, sëmundje të lëkurës, çrregullime të shikimit dhe të dëgjimit etj.; parandalimi i sëmundjeve ngjitëse; shëndeti oral; shëndeti seksual dhe ai riprodhues, HIV; aktiviteti fizik (metodologji dhe mbikëqyrje me mësuesit e edukimit fizik); duhani, alkooli dhe abuzimi me drogat.
Shërbimi
Paketa e re shëndetësore për arsimin parauniversitar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të eliminojë problemin e fragmentarizmit dhe heterogjenitetit në shërbimin shëndetësor që ofrohet në shkolla, duke e bërë atë uniform në të gjithë vendin dhe veçanërisht duke bërë të mundur një orientim të drejtë lidhur me problemet që ka kjo moshë dhe shoqëria në tërësi. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, promocioni mbetet një prioritet absolut i programit të qeverisë dhe tashme komuniteti shëndetësor dhe ai i mësuesve në shkolla unifikohet në një të vetëm, ndërsa raporti midis drejtuesve në shkolla dhe mjekëve kthehet në një binom të pazëvendësueshëm. Mjekët në shërbimin shëndetësor në shkolla tashmë kanë të qartë detyrat e tyre dhe edukimi për mospërdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogave, por edhe kujdesi ndaj HIV-AIDS dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme do të kenë një vëmendje madhore e të vazhdueshme. Materialet e paketës promovuese të shërbimit shëndetësor në shkolla do të zhvillohen jo vetëm në orët e lira të mësimit, por shumë çështje të rëndësishme do të zhvillohen bashkërisht dhe në bashkëpunim të ngushtë mes mjekëve dhe drejtuesve e mësuesve në shkolla. Monitorim–vlerësimi do të bëhet nga sektorët e monitorim-vlerësimit pranë drejtorive të shëndetit publik në rrethe, të cilët do të monitorojnë dhe do të informojnë Ministrinë e Shëndetësisë për ecurinë e zbatimit të paketës shëndetësore.
Paketa promovuese shëndetësore
12 çështjet e përfshira në paketën promovuese shëndetësore janë:
dhuna (e lidhur ngushtë me dhunën në familje dhe shoqëri); aksidentet dhe traumat (veçanërisht informimi dhe edukimi mbi kodin rrugor);
shëndeti mendor dhe mirëqenia psikologjike;
zhvillimi dhe rritja e shëndetshme;
ushqyerja e shëndetshme;
fëmijët me nevoja të veçanta (fëmijët me aftësi të kufizuar dhe sëmundje të caktuara kufizuese etj.);
sëmundjet kronike (astma, diabeti, sëmundje të lëkurës, çrregullime të shikimit dhe të dëgjimit etj.;
parandalimi i sëmundjeve ngjitëse;
shëndeti oral;
shëndeti seksual dhe ai riprodhues, HIV;
aktiviteti fizik (metodologji dhe mbikëqyrje me mësuesit e edukimit fizik);
duhani, alkooli dhe abuzimi me drogat.
3 Qershor 2010