Zvarritja e gjyqeve, OSBE propozon penalizime ndaj avokatëve
Prej një jave ka nisur në gjithë gjykatat e vendit puna, por ashtu sikur dhe u mbyll në fund të korrikut, sërish vijohet me shtyrje të njëpasnjëshme seancash. Mjafton që të hedhësh sytë në dy gjykatat më të mëdha të kryeqytetit, konkretisht në website-t e tyre, të bie në sy për çdo proces gjyqësor numri i madh i seancave të shtyra për arsye të ndryshme. Një nga proceset që të bie në sy është gjyqi i “Bandës së Durrësit”, i cili mund të theksohet për problematikën që mbart në këtë kontekst, pra zvarritjen e procesit gjyqësor. Prej disa muajsh për këtë dosje ka nisur shqyrtimi gjyqësor dhe kanë mbetur në një fazë kërkesat për marrje provash nga pala mbrojtëse dhe janë pikërisht këta të fundit që javë për javë deklarojnë para togave të zeza, arsye nga më të ndryshmet, për të shtyrë procesin, për të arritur atë që përflitet nën zë nëpër ambiente avokatësh, përfundimin e afateve dhe lirimin e klientëve të tyre. Pavarësisht reagimit në të gjitha mënyrat nga ana e kryesuesit të seancës gjyqësore, sjellja e avokatëve në seancë është e njëjtë, zvarritja e procesit vazhdon prej një viti. Gjyqtarët e çështjeve apo dhe kryetarët e gjykatave i drejtohet shpesh Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatisë që të merren masa kundrejt avokatëve, të cilët po bëhen shkak për dështimin e proceseve gjyqësore, shpesh edhe për çështje mjaft të ndjeshme, si “Banda e Durrësit”, “Banda e Lushnjes” etj.
Reagimi i OSBE-së
Një fakt i tillë, konkretisht zvarritja e gjyqeve, është vënë re dhe përmendur në raportet e nxjerra çdo vit edhe nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë. Çdo ditë në sallat e gjyqeve ndodhen të pranishëm përfaqësues të kësaj zyre, që monitorojnë hap pas hapi ecurinë e gjyqeve dhe shohin së afërmi se çfarë ndodh realisht në gjykata. Në raportin e saj publikuar në janar të këtij viti, OSBE thekson se “zvarritjet dhe vonesat ende e pengojnë punën e gjykatave. Aftësia dhe niveli profesional i pabarabartë i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në administrimin e drejtësisë përbëjnë pengesë për gjykime të drejta. Aksesi për informacion të saktë mbi aktivitetet gjyqësore (p.sh., për orarin e gjyqeve), ka nevojë të përmirësohet, ndërkohë që vendimet e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese janë të vetmet që botohen rregullisht. Në këtë drejtim, mungesa e besimit të publikut tek sistemi është mjaft e përhapur”. Në mënyrë specifike, raporti i OSBE-së ka përmendur seancat gjyqësore të zhvilluara në gjykatat e Apelit, për të cilat thekson se “në shumë nga proceset e Apelit të vëzhguara nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, seancat u desh të ricaktoheshin për shkak të mosparaqitjes së të pandehurve, si dhe të shtyheshin më tej për një periudhë prej dy javësh. Kjo është shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh që në shumë raste personi i akuzuar ishte pala apeluese. Në raste të tjera, seancat u deshën të ricaktoheshin për shkak të mosparaqitjes së të tjerëve (avokati mbrojtës ose prokurori) për shkaqe të paarsyeshme”. Më tej, raporti vijon me një rast konkret të monitoruar nga Gjykatën e Apelit në kryeqytet, ku shprehen dukshëm arsyet e zvarritjes së gjyqit në ngarkim të të pandehurit Altin Diko.
Gjyqi
Referuar raportit, më 14 korrik 2004, Altin Diko u dënua me 9 vjet burgim për përdhunim nga Gjykata e Rrethit Tiranë. Avokati i tij mbrojtës e ankimoi vendimin brenda afatit, më 23 korrik 2004. Nga shqyrtimi i dosjes së gjykatës del se për shkaqe të paqarta, seanca e parë para Gjykatës së Apelit Tiranë u caktua më 17 nëntor 2004, katër muaj më vonë. Kjo seancë u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës. Më 15 dhjetor 2004, seanca e dytë u shty për shkak të mungesës së gjyqtarëve që ishin jashtë shtetit. Seanca e tretë e programuar më 20 dhjetor 2004, u shty përsëri për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës. Më 14 janar 2005, 6 muaj pas ankimit, Gjykata e Apelit Tiranë mbajti seancën e parë, në të cilën u mbështet vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për fajësi. Fillimisht, seanca u desh të shtyhej për shkak të menaxhimit të keq të çështjes, siç tregohet nga shtyrja e seancës së parë, si dhe nga administrimi i dobët i planit të ditës së gjyqtarëve. Meqenëse mungesa e gjyqtarëve (që me sa duket udhëtonin jashtë shtetit) me siguri ishte e parashikuar, gjykata duhet t’i kishte informuar palët me kohë, që seanca nuk do të ishte e mundur të mbahej dhe duhet ta kishte ricaktuar seancën. Në dy raste të tjera, seanca u desh të shtyhej për shkak të mungesës së avokatit. Sipas konstatimeve të vëna re në gjykata nga Prezenca e OSBE-së, vihet re se ka raste të shpeshta të shtyrjeve të seancave në gjykatat shqiptare dhe se kjo metodë përdoret shpesh për qëllime ngadalësimi, ndërkohë që deri më sot, Dhoma Kombëtare e Avokatëve nuk ka marrë masa disiplinore kundër asnjë avokati. Përveç kësaj, vijon raporti, duhet theksuar se në rastin në fjalë, më 20 dhjetor 2004, Gjykata e Apelit Tiranë i pezulloi afatet e paraburgimit për të pandehurin për shkak të mosparaqitjes në seancë të avokatit, sipas nenit 265 të KPrP-së. Siç është vënë në dukje më parë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndërsa kjo dispozitë synon të pengojë të pandehurit dhe avokatët mbrojtës që ta përdorin shtyrjen si strategji zvarritëse, ajo mund të përdoret gjithashtu në mënyrë të papërshtatshme për të penalizuar të pandehurit për fakte dhe vonesa që i atribuohen vetëm avokatit mbrojtës.
Raporti: Dhoma e Avokatisë, masa ligjore ndaj avokatëve që zvarrisin gjyqet
Në raportin e saj, Prezenca e OSBE-së tërheq vëmendjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për të cilën thekson se duhet të marrë masa disiplinore në përputhje me ligjin. Kodi i Procedurës Penale mund të ndryshohet, duke parashikuar dispozita në bazë të së cilave gjykatat të vendosin gjoba për palët e thirrura, të cilat nuk paraqiten për shkaqe të paarsyeshme; të autorizojë gjykatën të nxjerrë një urdhër ndalimi për të pandehurin që nuk është paraqitur pa arsye; të përfshijë mundësinë që gjykata të miratojë masa disiplinore ndaj avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve dhe të kërkojë zëvendësimin e këtyre të fundit kur nuk paraqiten. KPrP-ja mund të ndryshohet për të kërkuar që ankimuesi të deklarojë qartë në kërkesën ankimore adresën e tij për dorëzimin e njoftimeve gjyqësore në të ardhmen, me qëllim që çdo dokument i dërguar në atë adresë të quhet i dorëzuar. Gjithashtu, sipas Prezencës së OSBE-së, Dhoma e Avokatëve në Shqipëri duhet ta ushtrojë më me përgjegjësi rolin e saj dhe të marrë masa ndaj avokatëve që vazhdimisht nuk marrin pjesë në proceset gjyqësore, sidomos kur ka të dhëna që shtyrjet përdoren si taktikë zvarritëse. Madje, sipas raportit të OSBE-së, duhet marrë në konsideratë mundësia e parashikimit të masave disiplinore në Kodin e Procedurës Penale. Masat që mund të vihen janë detyrimi për të paguar një pjesë apo të gjitha shpenzimet procedurale, gjobat, ndalimi për të përfaqësuar çështjen konkrete ose ndalimi për të dalë në përgjithësi si avokat para gjykatës. Megjithatë, masa e parë dhe më e rëndësishme është që gjykatat t’ua bëjnë absolutisht të qartë të gjitha palëve, që nuk do të tolerohet më zvarritja e proceseve gjyqësore. Abuzimet sistematike dhe të përsëritura duhet të bëjnë që avokatit t’i ndalohet të vazhdojë përfaqësimin e çështjes që ka në dorë dhe nëse përcaktohet se një avokat mbrojtës ka një histori zvarritjesh të proceseve gjyqësore, atij ose asaj, i duhet ndaluar të dalë përpara gjykatës në fjalë.
Rekomandime
Dhoma e Avokatëve në Shqipëri duhet ta ushtrojë më me përgjegjësi rolin e saj dhe të marrë masa ndaj avokatëve që vazhdimisht nuk marrin pjesë në proceset gjyqësore, sidomos kur ka të dhëna që shtyrjet përdoren si taktikë zvarritëse
Sipas raportit të OSBE-së, duhet marrë në konsideratë mundësia e parashikimit të masave disiplinore në Kodin e Procedurës Penale
OSBE, masa e parë dhe më e rëndësishme është që gjykatat t’ua bëjnë absolutisht të qartë të gjitha palëve që nuk do të tolerohet më zvarritja e proceseve gjyqësore
Masat që mund të vihen janë detyrimi për të paguar një pjesë apo të gjitha shpenzimet procedurale, gjobat, ndalimi për të përfaqësuar çështjen konkrete ose ndalimi, për të dalë në përgjithësi si avokat para gjykatës
Abuzimet sistematike dhe të përsëritura duhet të bëjnë që avokatit t’i ndalohet të vazhdojë përfaqësimin e çështjes që ka në dorë dhe nëse përcaktohet se një avokat mbrojtës ka një histori zvarritjesh të proceseve gjyqësore, atij ose asaj, i duhet ndaluar të dalë përpara gjykatës në fjalë