Xhafaj: Krimi i organizuar, pasuritë në favor të viktimave

10/04/2005 Ministri i Drejtësisë merr pjesë në Konferencën e 26 të ministrave të BE
Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Drejtësisë, e mbajtur në Helsinki në datat 8 dhe 9 prill 2005. Në këtë konferencë u diskutuan tri çështje kryesore. Ato janë masat kundër terrorizmit dhe financimit të tij, zgjidhjet ligjore për çështjet e detyrimeve debitore në një shoqëri krediti, si dhe misioni social i drejtësisë penale.
Xhafaj
Ministri i Drejtësisë, Xhafaj, mësohet të ketë raportuar mbi masat e marra dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë komunitar. “Pa asnjë hezitim dhe me të gjithë kapacitetet e saj, strukturat shtetërore, gjyqësori dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, u kanë ofruar bashkëpunimin maksimal shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare, aktive dhe udhëheqëse të qytetërimit evropian e botëror në luftën kundër terrorizmit”, tha ministri Xhafaj, duke përmendur miratimin e ligjit përkatës nga Kuvendi si dhe aderimin e Shqipërisë në 12 konventat ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit. Pika e dytë që ka të bëjë me zgjidhjet ligjore për çështjet e detyrimeve debitore.
Ligjet
Ministri Xhafaj theksoi se krahas rritjes graduale të aftësive të ekonomisë për kreditim, politikat shtetërore, tashmë janë fokusuar edhe në zhvillimin e mekanizmave ligjore. Xhafaj ka theksuar se janë bërë ndryshime edhe në Kodin Penal dhe të Procedurës, si dhe është vënë në mirëfunksionim edhe Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor.
Duke u ndalur në çështjen e misionit social të drejtësisë penale, kreu i Drejtësisë shqiptare vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar është miratuar ligji për krimin e organizuar, duke garantuar se në favor të viktimave të krimit, shkojnë të gjitha asetet dhe pasuritë e paligjshme të të shpallurve të dënuar nga gjykata për krime të tilla. Po ashtu, sipas ministrit të Drejtësisë, Xhafaj, janë marrë masa edhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të burgosurve, për të cilat është miratuar edhe baza ligjore dhe rregulloret përkatëse.